Balla publikon VIDEON kur Berisha akuzon Thaçin si “ARGATI I SERBËVE”

Balla publikon VIDEON kur Berisha akuzon Thaçin si “ARGATI I SERBËVE”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video ku krahason dy qëndrime të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-drejtuesit të UÇK-së, Hashim Thaçi. Në videon e publikuar nga Balla përfshihet deklarata e Berishës e një dite më parë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së “bënë çdo gjë për çlirimin e Kosovës”. Balla e vendos këtë deklaratë përballë qëndrimeve të Berishës në vitin 2019, gjatë përplasjeve të tij politike me Hashim Thaçin. Në një prej deklaratave të asaj kohe, Berisha e akuzonte Thaçin për lidhje me Serbinë dhe e cilësonte “argat” të saj, ndërsa e lidhte me pretendime për ekzekutimin e rreth 200...