Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur nga foltorja e Kuvendit projektligjin për reformën e re administrative-territoriale, duke konfirmuar se mazhoranca do të kalojë sot në votim hartën e re me 46 bashki. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla deklaroi se reduktimi i njësive vendore bëhet në interes të përmirësimit të shërbimeve publike dhe transferimit të kompetencave të reja te pushteti vendor. “Dallimi mes nesh dhe jush është që ju interesoheni për kryetarin e bashkisë, ne për qytetarin. Ne i garantojmë qytetarëve të 46 bashkive të reja shërbime më të mira publike”, u shpreh ai gjatë debateve me opozitën. Kreu i grupit të PS-së i la gjithashtu derën hapur propozimeve alternative nga opozita për javët në vijim, ndërsa u...
Burimi:
javanews.al