BALFIN Group zgjeron partneritetin në tre tregje të Bashkimit Evropian
BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke shënuar një fazë të re në zhvillimin e markës daneze të njohur për konceptin e saj inovativ dhe kreativ të shitjes me pakicë në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Ky zgjerim vjen pas suksesit të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti pritet të numërojë 20 dyqane deri në fund të vitit 2026. Hyrja në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi është planifikuar për fillimin e vitit 2027. Duke u mbështetur në këtë përvojë dhe në performancën e lartë të arritur në tregjet ekzistuese, dy kompanitë kanë rënë dakord ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre edhe në tre tregje të tjera evropiane....
Burimi:
javanews.al