Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

5 gola për 3 pikë. Bayern argëtohet përballë Bodo/Glimt, me “pancerat” që i bëjnë një start perfekt këtij edicioni të Champions League. Ekipi i Kompany dominoi totalisht vikingët norvegjez, 25 tenativa, 12 gjuajtje në kuadrat, por në “Allianz Arena”, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të 47-të, tifozët shpërthyen në festë, jo vetëm për faktin që Bayern zhbllokoi rezultatin, por më shumë se autori i golit të parë ishte Jamal Musiala, me talentin gjerman që rikthehet të shënojë duke lënë pas frikën e këtij fillim sezoni. Goli çliroi vendasit dhe në minutën e 61-të, Olise futi një top të shkëlqyer në zonë, aty ku Harry Kane me kokë dyfishoi shifrat. Bayern nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën...