BAHTIRI: ZHBËRJA E SPECIALES NUK E ZHDUK VENDIMIN, BETEJA DUHET BËRË NË APEL
Bedri Bahtiri kërkon bashkim politik dhe një përgjigje të koordinuar juridike e diplomatike pas vendimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas tij, thirrjet që Kuvendi të zhbëjë Gjykatën Speciale, sikur kjo do ta përfundonte çështjen, janë populiste dhe mund të jenë të dëmshme. “Edhe sikur sot të hapej çështja e mandatit të Dhomave të Specializuara, aktgjykimi nuk zhduket vetvetiu. Ai duhet të luftohet në Apel, me argumente, prova dhe punë serioze juridike”, shprehet Bahtiri. Në qendër të kundërshtimit juridik, ai vendos konstatimin për ndërmarrjen e përbashkët kriminale. Sipas vlerësimit të tij, mbrojtja duhet të sfidojë mënyrën se si ngjarje të ndodhura në vende dhe rrethana të ndryshme janë lidhur me përgjegjësinë e krerëve të UÇK-së përmes një qëllimi të përbashkët kriminal. Bahtiri thekson se ky...
Burimi:
ntv.al