Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin

Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin

Avokati shqiptaro-amerikan Joseph Dedvukaj i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen dhe nisjen e një procesi për kalimin paqësor dhe kushtetues të pushtetit. Në letrën e tij, ai shpreh shqetësimin për situatën politike në Shqipëri, protestat e studentëve, pretendimet për dhunë policore dhe akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë. Avokati thekson se dorëheqja e Ramës duhet të konsiderohet një akt përgjegjësie ndaj vendit dhe jo një lëshim përballë dhunës. Ai kërkon gjithashtu një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, me përfshirjen e studentëve dhe shoqërisë civile, për të garantuar një tranzicion institucional. Ai kërkon hetime të pavarura për pretendimet e dhunës policore dhe për aktet kriminale gjatë demonstratave, ndërsa thekson se shqetësimet e studentëve për kostot dhe kushtet...