Avokati i Thaçit reagon me kritika të forta ndaj Gjykatës
Gjatë leximit të vendimit duke e dënuar Hashim Thaçin me 25 vite burg gjyqtari amerikan Charles L. Smith në mbështetje të gjetjes fajtor soli edhe rastin e vrasjes të vrasjes të Behajdin Allaçit. Madje shkoi shumë më tej, duke arritur në përfundimin se Thaçi kishte marrë pjesë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e tij. Përmes një postimi në platformën X, Luka Misetiç avokati amerikano-kroat i Hashim Thacit, e quan si shumë të dobët argumentimin e gjykatës për këtë episod. “Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaçit bazohet në prova tronditësisht të dobëta, prova të cilat gjyqtarët e trupit gjykues kanë urdhëruar që të mos i nënshtrohen kurrë shqyrtimit publik. Kjo është edhe një tjetër mohim i të drejtave...
Burimi:
syri.net