Avokati flet nga burgu i Fierit: Veliaj vijon të jetë në të njëjtat kushte denigruese

Avokati flet nga burgu i Fierit: Veliaj vijon të jetë në të njëjtat kushte denigruese

Një ditë pas transferimit në burgun e Fierit, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në sektorin më të vështirë të institucionit, në kushte që avokati i tij, Plarent Ndreca, i cilëson denigruese. Megjithatë, sipas Ndrecës, Veliaj paraqitet më i qetë emocionalisht pas takimit me familjarët. Në një prononcim pas takimit të mbrëmjes së sotme, avokati ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komunikuar zyrtarisht për transferimin. Sipas tij, institucionit iu deshën 32 orë për të dhënë një njoftim, duke e cilësuar çështjen si pjesë të sekretit hetimor, çka, sipas Ndrecës, pengon ushtrimin e së drejtës së ankimit. Avokati e konsideroi këtë situatë në përputhje me shqetësimet e ngritura nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke veçuar kërkesën për dorëheqjen e...