Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar ashpër ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave, përfshirë studentë, të shoqëruara me pretendime për përfshirjen e tyre në vepra penale. Në një deklaratë të firmosur nga kryetari Rigels Dervishi, Dhoma shprehet se kjo praktikë rrezikon të cenojë prezumimin e pafajësisë, dinjitetin, jetën private dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas saj, ekspozimi publik i individëve duke i lidhur fotografitë e tyre me akuza penale bie ndesh me frymën e legjislacionit vendas dhe standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të afirmuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Dhoma thekson se edhe një dënim me vendim të formës së prerë nuk përligj çdo formë ekspozimi dhe stigmatizimi publik, pasi rendi juridik parashikon rehabilitimin...