Avokatët amerikan të Veliaj sulmojnë drejtësinë: A ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri?

Avokatët amerikan të Veliaj sulmojnë drejtësinë: A ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri?

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar edhe studioja ligjore amerikane Kasowitz, pjesë e ekipit ndërkombëtar të mbrojtjes së tij. Në deklaratën e shpërndarë nga studioja, vendimi i Gjykatës së Lartë përshkruhet si një çështje që, sipas avokatëve, ngre pikëpyetje mbi efektivitetin praktik të kontrollit kushtetues në Shqipëri. “Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese – gjykata më e lartë në vend – nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?”, thuhet në reagimin e Kasowitz. Avokatët theksojnë gjithashtu se Veliaj ka kaluar më shumë se 19 muaj në paraburgim, pa...