Avioni rus i afrohet prodhimit të plotë mes sanksioneve dhe mungesave

Avioni rus i afrohet prodhimit të plotë mes sanksioneve dhe mungesave

Pasi e përjetoi prezantimin e avionit rus MC-21 në një ceremoni madhështore në Irkutsk në qershor të vitit 2016, eksperti i aviacionit Steve Trimble nuk ngurroi ta cilësonte avionin si programin më të nënvlerësuar të aviacionit në botë. Avioni i prodhuar në Siberi ishte parashikuar të kishte një kabinë me presion të mirë, për një përvojë më të rehatshme të pasagjerëve, kontrolle të avancuara për pilotët për rritjen e sigurisë, si dhe krahë të gjatë dhe të lehtë, të prodhuar përmes një procesi të avancuar teknologjik. MC-21, emri i të cilit është shkurtim i shprehjes “Avioni kryesor i linjave ajrore të shekullit XXI”, ishte projektuar për të zëvendësuar avionin e vjetërsuar Tupolev Tu-154 dhe për të konkurruar me Airbus A320 të Evropës dhe Boeing 737...