Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë
Klan News ka siguruar fotot ekskluzive të autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj pak ditë më parë në Sarandë. Ky që shihni në këtë pamje është autori, i cili mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë. Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë. Fillimisht, autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë. Në foton tjetër është drejtuesi i motorit me targa greke, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar. Pas ekzekutimit, sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, autorët kanë shkuar drejt Konispolit, teksa nuk përjashtohet mundësia që të jenë arratisur ilegalisht...
Burimi:
javanews.al