Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)
Një autobus ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës pranë Parlamentit, duke penguar qarkullimin e automjeteve për disa orë me radhë. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Gijotina, autobusi ka qëndruar i ndaluar përgjatë rrugës, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e mjeteve në këtë segment. Në këtë ditë të hëne, qarkullimi në kryeqytet ka qenë problematik që në orët e para të mëngjesit, teksa edhe ky bllokim ka shtuar kaosin.
Burimi:
gijotina.com