“PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
Majlinda Bregu TIRANE- Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania. Ajo tha se me një të rënë të lapsit […]
Prefekti i Durrësit: Tregu pa kushte sigurie, zjarri ende aktiv
Emiljano Jani, prefekt i Durresit DURRES- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë pasdite tregun industrial pranë zonës së plazhit në Durrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në një prononcim për mediat, prefekti i Qarkut Durrës, Emiljano Jani, dha informacion mbi ndërhyrjen e shpejtë të strukturave të emergjencës dhe ecurinë e operacionit për […]
“Ndoshta nga një qiri”, Ermal Dredha: Zjarri në Hoshtimë nisi nga varrezat
Ermal Dredha, kryebashkiak i Vlores VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se zjarri në Hoshtimë mund të ketë nisur për shkak të një qiriu të lënë ndezur tek varrezat. Ai theksoi se flakët kanë qenë të fuqishme dhe përhapja ishte e shpejtë, por falë reagimit të shpejtë të strukturave zjarrfikëse dhe të mbështetjes nga shërbimet […]
REPLIKAT/ Farage: 1 nga 48 shqiptarë është në burg. Rama: Humbe bastin, 1 nga 100 është në burg, ju pres në Tiranë
Edi Rama dhe Nigel Farage TIRANE- Një debat me tone të forta është ndezur mes deputetit britanik Nigel Farage dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se do të pranonte të deportonte shqiptarët nëse shifra e të burgosurve ishte vërtet “1 në 50”. Sot, Farage është kthyer sërish në temë, duke […]
FOTO+VD/ Zjarri në fshatin Hoshtimë del jashtë kontrollit, ndërhyn helikopteri i FA-ve
Foto nga vendngjarja VLORE- Situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës vijon të përkeqësohet, pasi flakët janë përhapur më tej drejt zonave pyjore, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Ndërhyrja nga toka është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor, çka ka detyruar autoritetet të nisin ndërhyrjen nga ajri […]
‘Flakë për flakë’/ Rama i përgjigjet Farage: Të ngulmosh në gabim është djallëzore! Humbët! Ju pres në Tiranë
Edi Rama, Nigel Farage TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me deputetin britanik Nigel Farage. Në një reagim të fuqishëm ndaj deklaratave të Farage, Rama, ka hedhur poshtë pretendimet se “1 në 48 shqiptarë në Britani është i burgosur”, duke e cilësuar këtë si “iluzion post-Brexit-ian” dhe absurditet të qartë. Ai e quajti statistikat e Farage […]
Policia gjen dy të mitur nga Maliqi në Tiranë pas 4 ditësh kërkimesh
Foto ilustruese TIRANE- Pas katër ditësh kërkimesh intensive, Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të mitur që ishin larguar nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot të bashkisë Maliq. Bëhet fjalë për një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe, të cilët, sipas njoftimit zyrtar të policisë, […]
Farage i përgjigjet Ramës për emigrantët: 1 nga 48 shqiptarë në Angli ndodhet në burg, do kërkoj t’ju kthehen!
Nigel Farage dhe Edi Rama ANGLI- Deputeti britanik Nigel Farage ka reaguar në platformën “X” ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u përfshirë në debat mbi numrin e emigrantëve shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Farage duket se mendon se basti me Ramën i takon atij, duke vënë në dukje se 1 në 48 shqiptarë […]
Dosja Partizani/ Nis nesër gjyqi i vitit, seanca e parë për Berishën dhe Malltezin
Sali Berisha para SPAK TIRANE- Nesër (30 qershor) në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca e parë e procesit penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë. Ata do të përballen për herë të parë në bankën e të akuzuarve […]
VIDEO/ Zjarr në tregun ambulant të Durrësit
Foto nga vendngjarja DURRES- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës, duke shkaktuar panik mes tregtarëve sezonalë dhe qytetarëve të pranishëm në zonë. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe […]