PD mbyll fushatën më 9 maj! Berisha: Të gjithë në Bulevardin e Ri
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Teksa katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbyllë fushatën elektorale ditën e premte. Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen në orën 19:00 më 9 maj në Bulevaridin e Ri, tek ish-Stacioni i Trenit. Sali Berisha: Të gjithë bashkë për një […]
Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, priten reshje me intensitet mesatar, të cilat mund të shoqërohen me periudha të shiut të dendur, kryesisht në orët e pasdites. Kjo do të […]
‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama përgjigjet për gjuhën në fushatë: Bufi merret me librin e shtëpisë, mua më mbetet satira!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf kënetë. Rama tha në emisionin Repolitix përballë gazetarëve, se kur përballë një kundërshtar që merret me librin e shtëpisë rregullisht dhe të etiken si kriminel, mafioz, atij nuk […]
Polonia akuza Rusisë: Po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale
Vladimir Putin VARSHAVË- Polonia ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 maj. Sipas autoriteteve polake, roli i Polonisë si një qendër logjistike kyçe për ndihmën ndaj Ukrainës e ka bërë vendin një objektiv të drejtpërdrejtë për aktivitete sabotuese nga Rusia, përfshirë sulme kibernetike dhe fushata […]
“Ke gjet njerëzit e gabum”/ Alizoti replika Ramës: Bëri kërcënim! Do merrem me të se njerëzit e tij kanë varur njerëzit e mi
Tomor Alizoti TIRANË- Replikat me kryeministrin Edi Rama, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti, i vijoi këtë mbrëmje nga studio e “Top Story”, ku është i ftuar. Deklaratën e Ramës kur i tha ‘je marrë me njerëzit e gabuar’, Alizoti e quan kërcënim. “Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe […]
Fushatë ‘folklorike’? Rama ironi: Ju jetoni me Wagnerin e Shekspirin, ne kemi Noizy-n dhe muzikën popullore
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Repolitix” të Denis Mingës në Report TV, tha se nuk e konsideron fushatën e tij folklorike. Me ironi, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit dhe analistit Mentor Kikia, i cili iu drejtua duke thënë se po bën një fushatë folklorike ku mblidhen, kërcejnë e dëgjojnë barcaleta. Rama […]
‘Prezumohem si autokrat që iu shtyp…’, Rama-gazetarit: Ka momente që jam i hidhur por s’kam ça bëj!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama pati edhe një “debat” me gazetarin Mentor Kikia në emisionin “Repolitix” të Denis Mingës në Report TV. Teksa gazetari ndërhyri gjatë fjalës së tij, Rama tha me ironi se është e vështirë që të marrë fjalën nëpër studio ndërkohë që e cilësojnë si autokrat. Më tej ai iu drejtua […]
Dërgonte luftëtarë për ISIS në Siri dhe punonte si spiun për Serbinë, arrestohet një person në Kosovë
Foto ilustruese PRISHTINË- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar Hysni Selimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëparshme në aktivitete terroriste. Ai dyshohet se ka punuar me Serbinë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë. Operacioni për arrestimin e Selimit është realizuar […]
BË përgatit dokumentet, pritet të akuzojë zyrtarisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë
Foto ilustruese BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht Rusinë për përdorimin e gazit CS si mjet lufte në vijat e frontit në Ukrainë. Në një memorandum shpjegues të parë nga njësia hulumtuese e Shërbimit rus të […]
Panik në Kosovë! Sulmuesi pëson hemorragji të brendshme në kokë
Momenti i përplasjes GJILAN- Panik në ndeshjen e futbollit mes Gjilanit dhe Malishevës në Superligën e Kosovës! Sulmuesi i skuadrës së Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi një dëmtim të rëndë, pas përplasjes me portierin Ilir Avdyli. Teksa tentoi të godiste me kokë topin, sulmuesi u përplas me kundërshtarin e tij dhe përfundoi në tokë me probleme. […]