Sherri me grushte për pronat degradon në të shtëna me armë, 50-vjeçari qëllon me armë gjahu vëllanë në Divjakë
Një sherr mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në në fshatin Fierseman të Divjakës degradoi në përdorimin e armës së zjarrit. Rreth orës 20:00 pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i shtetasit Z. […]
Çerekfinalja nis me emocione të zjarrta, Aurela Gaçe performon live nga studio e Big Brother VIP
Big Brother VIP 4 ka hyrë në periudhën e saj më të nxehtë, me çerekfinalen që nisi me emocione tepër të zjarrta. Live nga studio performoi artistja Aurela Gaçe, e cila i vuri “zjarrin” me performancën e saj. Përveç publiokut në studio, pjesë e kësaj performance u bënë dhe banorët brenda shtëpisë, të cilët kënduan […]
Lufta tregtare, kryeministri i Koresë së Jugut: Nuk do të ndjekim rrugën e Kinës! Synojmë të arrijmë një marrëveshje me Trump
Koreja e Jugut nuk do të ndjekë Kinën në luftën kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, tha lideri i saj në një intervistë për CNN, teksa shpalli planet për negociata me Presidentin Donald Trump. Demokracia aziatike dhe aleati për një kohë të gjatë i SHBA-së përballet me tarifa 25% si pjesë e vendosjes […]
Analiza e BBC/ Kina nuk bën prapa ndaj tarifave të Trump, si do përfundojë lufta tregtare mes dy superfuqive të botës?
Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re, të nxehtë. Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të dyfishojë tarifat për importet kineze në 104 për qind dhe Pekini ka thënë se do të “luftojë deri në fund”. Përshkallëzimi i ri pritet të prekë pothuajse çdo produkt […]
SHBA buxhet historik për ushtrinë, pothuajse 1 trilion dollarë, Trump: Shumë para, por duhet t’u bëjmë ballë forcave të errëta
Presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatit një buxhet historik për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Trump dhe Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftuan synimin e tyre për të propozuar buxhetin e parë ushtarak prej 1 trilion dollarësh në historinë e SHBA. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, […]
Trump vijon hakmarrjen, shton tarifat ndaj Kinës, Shtëpia e Bardhë: Do të rriten të paktën 104% të mërkurën
Presidenti Donald Trump do të vendosë një tarifë shtesë prej 84% në të gjitha importet kineze të mërkurën, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Kjo do të thotë që të gjitha mallrat nga vendi do t’i nënshtrohen një tarife prej të paktën 104%. Kina ishte vendosur tashmë të shihte […]
“Do të përgjysmojmë barrën fiskale për bizneset”, Berisha nga Lezha: Gjobat do të falen në 12 maj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për qarkun e Lezhës, foli edhe për bizneset. Ai u shpreh se biznesit do t’i përgjysmohet barra fiskale, ndërsa theksoi se më 12 maj do të falën të gjitha gjobat. Më tej kryedemokrati shtoi se “Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, […]
Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake me kompaninë italiane, Rama: Të transformojmë këtë miqësi të lashtë
Në Portin e Durrësit, u nënshkrua sot, Marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale. Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare. Kryeministri Edi Rama, i […]
“U ktheva nga Strasburgu optimist”, Berisha nga Lezha: Pata ndjenjë turpërimi, Ramës i kishin anuluar darkën
Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të qarkut Lezhë këtë të martë. Ndërsa u shpreh se mori mbështetjen e Strasburgut pas vizitës, ai shtoi se Ramës i kishin pezulluar darkën. Berisha: Qytetare dhe qytetarë të Lezhës, banorë fisnik të këtij qyteti dhe rrethi, të këtij qarku. Zonja kryetare […]
Një përplasje e fortë ka ndezur rrjetin! Kush do të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Laertit?/ Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm
Një përplasje e fortë mes Gjestit dhe Laertit, e cila ka sjellë debate në shtëpi, ka ndezur rrjetin. Egli apo Laerti, kush do të jetë finalisti i dytë? Çfarë do të ndodhë pak ditë përpara finales së madhe? Për të zbuluar këto, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e […]