“Votim i dyfishtë”/ PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ në qarkun e Shkodrës, shtyhet për të mërkurën shqyrtimi i çështjes
Shtyhet për të mërkurën, datë 11 qershor, shqyrtimi për Qarkun e Shkodrës, ku PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ. Koalicioni opozitar dyshon për votim të dyfishtë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se në orën 12:00 do të nisë shqyrtimi për qarkun e Fierit. Në zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM, ka dalë forcë […]
Irani vendos kushtëzime edhe tek kafshët, ndalon shëtitjen e qenve në 18 qytete
Zyrtarët iranianë e kanë zgjeruar ndalimin e shëtitjes së qenve në një sërë qytetesh në të gjithë vendin, duke përmendur shqetësime për rendin publik, shëndetin dhe sigurinë. Ndalimi, i cili pasqyron një urdhër të policisë të vitit 2019 që ndalonte shëtitjen e qenve në kryeqytet, Teheran, është zgjeruar në të paktën 18 qytete të tjera […]
Protestat në Los Angelos, grupi i të drejtave civile në Amerikën Latine: Trump po kërkon të krijojë trazira!
Jose Barrera, nënkryetari kombëtar i Lidhjes së Qytetarëve të Bashkuar të Amerikës Latine (LULAC), akuzon presidentin amerikan Donald Trump kërkon “të krijojë trazira qytetare” në Los Angeles. Barrera thotë se “nuk ka nevojë” që Trump të vendosë Gardën Kombëtare kur ka 17,000 personel policor në Los Angeles. Ai thotë se vendosja e trupave “rrit tensionet” […]
“Shkrihet” Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Himarë, pezullohen drejtori dhe pesë punonjës
Pesë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë pezulluar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo. Janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim. Vijon… Top Channel
“Putin po bën lojëra të ndyra”, Zelensky: Po bëjmë gjithçka për lirimin e të burgosurve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses. “Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha […]
Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial
Kolumbia është përfshirë nga tronditja dhe pasiguria pas një sulmi të rëndë ndaj kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator, Miguel Uribe Turbay. Ai u qëllua tre herë, dy herë në kokë, gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogota. Senatori 39-vjeçar, pjesë e partisë opozitare Centro Democrático, ndodhet aktualisht në kujdes intensiv […]
Ushtar britanik arrestohet në Kenia për përdhunim, njolla të reja mbi praninë ushtarake britanike në Afrikë
Një ushtar britanik është arrestuar në Kenia nën akuzën për përdhunim, duke rikthyer vëmendjen tek polemikat e shumta që kanë shoqëruar për vite me radhë prezencën e ushtrisë britanike në vendin afrikan. Incidenti i fundit ndodhi muajin e kaluar pranë Njësisë së Trajnimit të Ushtrisë Britanike në Kenia (BATUK), në qytetin Nanyuki, rreth 200 kilometra […]
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke […]
Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore
Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut të tij kinez Xi, pritet një lëvizje në mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve. Trump njoftoi për bisedime mes delegacioneve të të dy vendeve. Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për […]
Izraeli nuk ndalet, bllokon anijen humanitare për në Gaza! Ndalohen Greta Thunberg dhe figura të tjera të njohura
Një anije me ndihma humanitare që synonte të arrinte në Rripin e Gazës është ndaluar nga ushtria izraelite në Mesdhe, duke çuar në ndalimin e disa aktivistëve të shquar përfshirë ambientalisten Greta Thunberg, aktorin e “Game of Thrones” Liam Cunningham dhe eurodeputeten franceze Rima Hassan. Anija “Madleen”, pjesë e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, ishte […]