Dibër, votat rrodhën në mesin e PD-së / Pas numërimit, rezultoi se ishin “trafikuar” mes kandidatëve të opozitës
Hapja e 42 kutive të qarkut Dibër nxori zbuluar numëruesit e partive, të cilët kishin tjetërsuar votat e kandidatëve preferencialë të Partisë Demokratike. Rinumerimi i fletëve të votimit faktoi trafikimin e votave brenda llojit, pasi Xhemal Gjunkshit i ishin zhdukur 17 vota, ndërsa Përparim Spahiut i kishin kaluar 49 vota më shumë. Hapja e kutive […]
KAS rrëzon një tjetër ankimim të opozitës, nuk ka rinumërim për Shkodrën
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar një tjetër kërkesë të bërë nga koalicioni opozitar PD-ASHM. Sipas KAS nuk do të ketë rinumërim të votave për qarkun Shkodër. Opozita kishte kërkuar shpalljen e pavlefshme të tabelave përmbledhëse të rezultateve zgjedhore të 11 majit, dhe rinumërim të kutive. Top Channel
Spiropali në Ukrainë, kryetarja e kuvendit mori pjesë në Samitin “Ukrainë–Europa Juglindore” që po mbahet në Odesa
Paqja dhe stabiliteti rajonal ishin në fokus të Samitit “Ukrainë–Evropa Juglindore”, ku Shqipëria përfaqësohej nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Në fjalën e saj, Spiropali ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke thënë se lufta e tyre është edhe lufta jonë. “Sot dua të përcjell jo vetëm fjalë solidariteti, por një premtim: Shqipëria qëndron përkrah […]
Deputetët e rinj në shkollë / PS, trajnim 30-ditor për 53 ligjvënësit që hyjnë për herë të parë në Parlament pas zgjedhjeve të 11 majit
Kryesocialisti Edi Rama në takimin në Pallatin e Brigadave me deputetët u tha se ata të rinjtë do të kalojnë në akademinë politike të PS. Pas kësaj kërkese të Ramës më 26 maj, drejtuesit e Akademisë Politike të PS kanë punuar për hartimin e programit të trajnimit të deputetëve të rinj. Top Channel ka mësuar […]
“Mendoi se do ta mundte sëmundjen…”/ Vajza e Leka Bungos flet për TCH: E deshi jetën dhe luftoi deri në fund
Mes dhimbjes për humbjen e madhe, vajza e Leka Bungos, Alba, është shprehur se regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur, “iku nga kjo jetë duke punuar”. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Sara Hila, vajza e regjisorit tregon se deri në momentet e fundit, Leka Bungo besonte se do e fitonte betejën me […]
Shtetet e Bashkuara në prag tensioni! Marinsat zbresin në rrugët e Los Anxhelosit, urdhër për ndalim të protestuesve
Gjeneral Major Scott Sherman, zëvendëskomandant në Gardën Kombëtare të SHBA, konfirmoi se trupat e marinsave nuk janë vendosur ende në rrugët e Los Angeles, por pritet të jenë aty “së shpejti”, si pjesë e një operacioni për menaxhimin e trazirave civile. Sherman, i cili po udhëheq vendosjen e 4,700 trupave, tha se pjesëtarëve të Gardës […]
“Nuk mbaj mëri”, Trump nuk e përjashton një pajtim me Musk, por… nuk është një nga prioritetet tani
Donald Trump tha se mund ta riparonte marrëdhënien e tij me ish-mikun e tij të ngushtë dhe miliarderin Elon Musk, por e bëri të qartë se pajtimi nuk është përparësi në këtë kohë. Duke folur për New York Post, presidenti amerikan theksoi se nuk e fajëson Muskun për prishjen e fundit në marrëdhënien e tyre, […]
Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen negociatave për Grupkapitullin 4, kryeministri Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4. “Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE”, shkroi kryeministri në Facebook duke shtuar se Grupkapitulli 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” përfshin kapitujt 14, 15, 21 dhe 27 përkatësisht “Politikat […]
Prokurorja e Përgjithshme mesazh të qartë për protestat, Bondi: Administrata nuk ka frikë t’i shkojë deri në fund kësaj pune
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi thotë se administrata Trump ‘nuk ka frikë të shkojë më tej’ për të vënë nën kontroll protestat në Los Angeles ose kryengritjet siç i quan presidenti amerikan, Donald Trump. Prokurorja e përgjithshme Pam Bondi ka thënë se administrata Trump “nuk ka frikë të shkojë më tej” në zgjerimin […]
Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë: I paaftë të mbrojë shtetin nga protestuesit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është rikthyer kritikave të ashpra Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke e akuzuar drejtpërdrejt atë për dështimin në mbrojtjen e zbatimit të ligjit dhe qytetarëve nga dhuna nga grupet e protestuesve dhe nxitësve. Në një postim në mediat sociale, Trump pretendoi se agjentët federalë, të cilët ai […]