Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!
Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të […]
Halit Valteri paraqitet në SPAK
Ish deputeti Halit Valteri është paraqitur në SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Nuk dihet ende arsyeja që ai është paraqitur këtë të premte. Top Channel
Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë
Izraelitët po përgatiten për hakmarrjen e Iranit. Ata po vrapojnë nëpër supermarkete duke u furnizuar me ushqime dhe ujë. Shërbimet e urgjencës së Izraelit thonë se po mobilizojnë shërbimet e dhurimit të gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale thonë se po lirojnë pacientët që janë mjaftueshëm mirë për të shkuar në shtëpi. Në […]
Teherani kërcënon me hakmarrje pas sulmeve ajrore nga Izraeli: Përgjigje të dhimbshme dhe të paparë në histori
Pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit, autoritetet iraniane kanë reaguar ashpër duke paralajmëruar hakmarrje të menjëhershme dhe masive. Udhëheqësi suprem, komandantët e mbetur të Gardës Revolucionare dhe Ministria e Jashtme kanë lëshuar deklarata të ashpra ndaj Tel Avivit. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, deklaroi se vrasja e komandantëve të lartë dhe shkencëtarëve […]
“Goditëm për të mbrojtur qytetarët tanë”, Netanyahu: Irani ka ndërtuar në fshehtësi një aparat bërthamor
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e shtetit hebre. Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Netanyahu tha se Izraeli ka vepruar për të parandaluar një kërcënim ekzistencial nga ana e Iranit, i cili sipas tij ishte “në prag të zotërimit të një […]
Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç
Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon. Oficerët e policisë u thirrën në […]
Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë
Deputeti kanadez, Yvan Baker riprezantoi në Dhomën e Komunave projektligjin e tij si anëtar privat, i cili, nëse miratohet, do të shpallte muajin nëntor si Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë Kanadanë. Baker falënderoi deputetin Peter Fonseca për mbështetjen dhe për faktin që e ka dytësuar këtë projektligj. Ai shprehu shpresën se të gjithë […]
Vijojnë temperaturat e larta në vend, parashikimi i motit për këtë të premte
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi […]
Sulmet e Izraelit, vritet shefi i Gardës Revolucionare të Iranit. Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA
Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane. Ai është në mesin e disa udhëheqësve të lartë që kanë humbur jetën në këtë sulm. Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike, është vrarë gjithashtu, kanë raportuar mediat shtetërore. Një zyrtar izraelit tha […]
Trump nuk donte që Izraeli të sulmonte, Sekretari Rubio: Ne nuk jemi të përfshirë. Teherani pezullon fluturimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të përfshirë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Deklaratën e bëri në mbrëmje, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. “Sonte, Izraeli ndërmori një veprim të njëanshëm kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli […]