Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja parashikimi për këtë të hënë
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Parashikohet që orët e paradites dhe pasdites të jenë me diell, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim […]
Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite
Ministria e shëndetësisë së Iranit thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 224 persona në të gjithë vendin që nga e premtja. Kjo është pothuajse njëqind më shumë se 128 vdekjet deri në mesditë të së shtunës që u raportuan më herët. Ndër këto viktima janë edhe 14 shkencëtarë të programit bërthamor të Iranit siç lajmëruan […]
Von der Leyen telefonon Netanyahun, zbardhet biseda: Izraeli ka të drejtë të mbrohet!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun. Në një post në platformën X, ajo shprehet se po BE po ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme me shqetësim. “I përsërita angazhimin tonë për paqe, stabilitet dhe përpjekje diplomatike që çojnë në uljen e tensioneve. Në […]
“Është e qartë që Tehrani nuk është i sigurt”, qytetarët iranianë: Nuk marrim alarme ose paralajmërime nga zyrtarët për sulmet izraelite
Dyqanet në Teheran u mbyllën një nga një kur ndodhën sulmet e Izraelit ndaj Iranit sot. Kishte radhë të gjata në pikat e karburantit në të gjithë qytetin. Shumë prej tyre janë përpjekur sot të largohen për në zona më të largëta, larg çdo objektivi të mundshëm izraelit, por nuk kanë mundur të dalin nga […]
Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë
Thirrjet e Donald Trump për t’i dhënë fund përmes një marrëveshje, konfliktit më të ri në lindjen e Mesme nuk u dëgjuan. Izraeli dhe Irani intensifikuan sulmet në ditën e tretë të luftës mes tyre. Izraeli tha të dielën se nisi një breshëri sulmesh ndëshkuese në të gjithë Iranin, duke goditur objektiva nga perëndimi në […]
Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’ dhe ra në ujë, shtetasi belg përfundon në spital me dëmtime të rënda
Një tjetër incident është shënuar sot në brigjet e vendit. Një shtetas belg është paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte, ‘Jet Ski’, dhe për pasojë ka rënë në ujë. 21-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet […]
“Izraeli do të intensifikojë operacionin kundër Iranit”, zyrtari i lartë i ushtrisë: Vepruam para se të bëhej tepër vonë
Izraeli do të vazhdojë të intensifikojë operacionin e tij kundër Iranit, tha të dielën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, ndërsa të dy vendet shkëmbyen zjarr për të tretën ditë me radhë. “Që nga momenti që nisëm fushatën, vepruam me surprizë dhe dinakëri. Në sulmin e parë, […]
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, BE thërret një takim urgjent të ministrave të Jashtëm
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas, ka thirrur një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së, mbi zhvillimet dramatike në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit. “Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë Kaia Kalas […]
Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij
Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në sulmet ajrore izraelite, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnin. Sipas agjencisë, Mohammad Kazemi, kreu i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), drejtoi njërën nga dy agjencitë kryesore të inteligjencës në vend. Izraeli ka synuar bazat […]
Irani paralajmëron qytetarët izraelit, zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Largohuni nga bazat ushtarake dhe shkencore
Ushtria iraniane paralajmëroi banorët e Izraelit që të evakuohen nga zonat afër vendeve të rëndësishme ushtarake dhe shkencore izraelite për sigurinë e tyre, në një video deklaratë në televizionin shtetëror iranian. Koloneli Reza Sayad, zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit, bëri njoftimin ndërsa një breshëri predhash iraniane u lëshuan në të gjithë Izraelin. Sayad […]