top-channel.tv's Profile Image

top-channel.tv

Ky autor ka publikuar 8274 lajme.
  1. LIVE/ PD 3 orë protestë me molotovë, fishekzjarre dhe flamurin gjerman. Berisha lëndohet me spray në sy. 6 efektivë të policisë të plagosur

    LIVE/ PD 3 orë protestë me molotovë, fishekzjarre dhe flamurin gjerman. Berisha lëndohet me spray në sy. 6 efektivë të policisë të plagosur

    Prej më shumë se tre orësh, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të djathtë, protestuan në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, lideri nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i […]

  2. Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh

    Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh

    Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Drashovicë të Vlorës. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” me drejtues Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me drejtues Esat Brahimaj. Dyshohet se dy drejtuesit kanë humbur jetën, ndërsa pasagjeri i […]

  3. Roma ‘kuron plagët’ e eliminimit në Europa League, fiton ndaj Lecces në Serie A

    Roma ‘kuron plagët’ e eliminimit në Europa League, fiton ndaj Lecces në Serie A

    Roma kuron plagët e eliminimit në Europa League me fitoren ndaj Lecces në kampionatin italian të futbollit. Në Olimpico të Romës, skuadra verdhekuqe iu imponua skuadrës salentine ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe i bashkohet Juventusit në vendin e pestë të klasifikimit. Në […]

  4. Iu hodh spray në sy, Berisha flet në mbyllje të protestës: Ishte një akt i shëmtuar, por…

    Iu hodh spray në sy, Berisha flet në mbyllje të protestës: Ishte një akt i shëmtuar, por…

    Kreu i Partisë Demokratike ka folur për hedhjen e spray-t lotsjellës mbi të, pas përfundimit të protestës së demokratëve. Ai tha se ky ishte një akt i shëmtuar, teksa shton se veprimi sa shton vendosmërinë e tyre për protesta. “Keni qenë të shkëlqyer, nuk e di domethënë, si e nderuat ju kaq shumë 22 marsin. […]

  5. Sali Berishës i hidhet spray, ndihet keq nga sytë dhe frymëmarrja/ Rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

    Sali Berishës i hidhet spray, ndihet keq nga sytë dhe frymëmarrja/ Rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

    Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është ndjerë keq nga spray që i është hedhur në sy. Fillimisht kreu i PD u rrethua nga truprojat, pasi pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, më pas u largua drejt banesës. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kryedemokrati ndodhet poshtë banesës së tij, së […]

  6. Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës, hidhen molotovë

    Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës, hidhen molotovë

    Është përshkallëzuar protesta e Partisë Demokratike. Deputeti Flamur Noka, së bashku me deputetin Luçiano Boçi, të ndihmuar nga protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të thyenin kordonin e Policisë. Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen . Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë […]

  7. Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës pas pauzës disa-minutëshe pranë shtëpisë së tij

    Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës pas pauzës disa-minutëshe pranë shtëpisë së tij

    Pas problemeve me frymëmarrjen dhe sytë, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer protestës pas pauzës. Përplasjet e demonstruesve me policinë, bëri që këta të fundit të përdornin gaz lotsjellës. Berisha u shoqërua nga truprojat dhe mbështetës, ku u qetësua për pak minuta. Më pas ai iu rikthye protestës, […]

  8. Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

    Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

    Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para të protestuesve të Partisë Demokratike. Shoqërimet nisës pas përplasjeve të ashpra me policinë, ku demokrati Flamur Noka kërkoi të çajë kordonin e policisë, e më pas u mbështet nga demonstruesit e tjerë. Ata arritën të çanin kordonin e policisë, situatë që solli më tepër tensione. Policia ka […]

  9. “Legena”/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka dhe Boçi u kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni hapur luftë

    “Legena”/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka dhe Boçi u kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni hapur luftë

    Pasi Sali Berisha u lëndua nga spray gjatë protestës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë. Dy demokratët kanë fajësuar efektivët e policisë, lidhur me incidentin që i ndodhi Sali Berishës gjatë protestës. “Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena“-u shpreh Boçi drejtuar policëve. “Jeni shndërruar në një bandë. Pse funksiononi si […]

  10. Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym pranë Xhamisë së Namazgjasë

    Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym pranë Xhamisë së Namazgjasë

    Ka vijuar e ashpër protesta e demokratëve, teksa pranë Xhamisë së Namazgjasë janë hedhur një sasi e konsiderueshme molotovësh. Pas përplasjes së demokratëve me policinë nisi edhe hedhja e molotovëve së bashku me fishekzjarrët. Nga ana tjetër policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe presion uji, për shpërndarjen e protestuesve. Vendi u mbush me një […]