top-channel.tv's Profile Image

top-channel.tv

Ky autor ka publikuar 7483 lajme.
  1. “Tregu u dogj aksidentalisht”, del ekspertiza zyrtare/ Zjarrfikësit: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

    “Tregu u dogj aksidentalisht”, del ekspertiza zyrtare/ Zjarrfikësit: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

    Një shkëndijë elektrike dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në tregun industrial tek ish-uzina Dinamo. Por, përhapja masive e tij në pak minuta dhe shkrumbimi i 3 kapanoneve ndodhi për shkak të mosplotësimit të kritereve të godinës për mbrojtjen nga zjarri. Në inspektimin e kryer në 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe […]

  2. Vjosa del nga shtrati, banesat përfshihen nga uji/ Qytetarët: Jemi të ngujuar, kaq shumë s’kemi parë ndonjëherë

    Vjosa del nga shtrati, banesat përfshihen nga uji/ Qytetarët: Jemi të ngujuar, kaq shumë s’kemi parë ndonjëherë

    Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën. Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan […]

  3. Bllokohet rruga në Sukth, forcat e ushtrisë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar

    Bllokohet rruga në Sukth, forcat e ushtrisë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar

    Aksi rrugor te kthesa e Perlatit në njësinë administrative Sukth vazhdon të jetë nën ujë. Dalja e lumit Erzen nga shtrati dhe mostërheqja e ujit kanë bllokuar rrugën duke izoluar banorët në zonë. Forcat e ushtrisë që ndodhen në terren po ndihmojnë banorët e bllokuar duke u siguruar transportin drejt zonave të sigurta. Top Channel

  4. Përmbytjet në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

    Përmbytjet në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

    Si pasojë e reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit, disa qarqe të vendit përballen me përmbytje, rritje prurjesh në lumenj, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullimin rrugor, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Situata paraqitet më kritike në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera problematika është […]

  5. Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është kapur nga Edi Rama në mënyrë barbare, ka marrë pushtetin e gjykatave të tjera

    Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është kapur nga Edi Rama në mënyrë barbare, ka marrë pushtetin e gjykatave të tjera

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë së PD-së në seli. Në fjalën e tij, ai u ndal te Gjykata Kushtetuese, duke thënë se është e kapur në mënyrë barbare nga kryeministri Edi Rama. “Siç jeni njoftuar kjo mbledhje thirret për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe […]

  6. Kryesia e PD cakton datën e protestës së dytë kombëtare, Berisha: Gabohet kush mendon që Ramën e largojnë amerikanët

    Kryesia e PD cakton datën e protestës së dytë kombëtare, Berisha: Gabohet kush mendon që Ramën e largojnë amerikanët

    Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar datën se kur do të mbahet protesta e dytë kombëtare. Mësohet se është zgjedhur data 24 janar, ndërsa ora nuk është vendosur ende. Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së që u mbajt ditën e sotme në ambientet e selisë. “Është diskutuar dhe menduam që të […]

  7. Theu masën e arrestit në shtëpi dhe tentoi t’i vinte flakën makinës së ish-partnerit, arrestohet zyrtarja e Ministrisë së Brendshme

    Theu masën e arrestit në shtëpi dhe tentoi t’i vinte flakën makinës së ish-partnerit, arrestohet zyrtarja e Ministrisë së Brendshme

    Policia e Tiranës ka arrestuar 43-vjeçaren Alma Bime, drejtuese e sektorit të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë […]

  8. Rritje e shpejtë e nivelit të ujit në Liqenin e Kukësit, parashikohet arritja e kuotës maksimale brenda dy ditëve

    Rritje e shpejtë e nivelit të ujit në Liqenin e Kukësit, parashikohet arritja e kuotës maksimale brenda dy ditëve

    Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë veriun e vendit kanë shkaktuar një rritje të shpejtë të nivelit të ujit në Liqenin e Kukësit. Brenda vetëm katër ditësh, niveli i ujit është rritur me rreth 11 metra, një zhvillim që normalisht do të kërkonte të paktën dy muaj për akumulimin e rezervave hidrike. Prurjet në […]

  9. Uji “pushton” aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

    Uji “pushton” aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

    Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq. Situata lidhet me daljen nga shtrati të përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një problematikë e evidentuar edhe dy ditë më parë. Si pasojë e reshjeve të dendura, uji dhe aluvionet kanë dalë mbi rrugë, duke […]

  10. LIVE/ Shqipëria nën ujë, bllokime rrugësh Elbasan, mungon energjia në Gjirokastër. Përmbytje në Dimal. Berisha i përgjigjet Ramës

    LIVE/ Shqipëria nën ujë, bllokime rrugësh Elbasan, mungon energjia në Gjirokastër. Përmbytje në Dimal. Berisha i përgjigjet Ramës

    Vendi ynë ka hyrë në ditën e pestë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna […]