top-channel.tv's Profile Image

top-channel.tv

Ky autor ka publikuar 12948 lajme.
  1. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Rama uron shqiptarët: Me zemër dhe respekt, punë e ditë të mbarë

    Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Rama uron shqiptarët: Me zemër dhe respekt, punë e ditë të mbarë

    Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i uron çdo shqiptari punë dhe ditë të mbarë. “Me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë”, shkruan Rama. Top Channel

  2. Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

    Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

    Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor, ndërsa pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave. Ajo parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, si dhe […]

  3. “Është koha të themi lamtumirë”/ Zbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg

    “Është koha të themi lamtumirë”/ Zbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e ish-financuesit amerikan Jeffrey Epstein, i cili dyshohet se kishte shkruar një shënim vetëvrasjeje përpara se të ndërronte jetë në burg. Sipas The New York Times, letra në fjalë ka mbetur e fshehtë për gati shtatë vite, e depozituar në një gjykatë në Nju Jork. […]

  4. “Të mos përshkallëzohet lufta”/ Trump kërkesë Izraelit: Kufizoni veprimet ushtarake në Liban

    “Të mos përshkallëzohet lufta”/ Trump kërkesë Izraelit: Kufizoni veprimet ushtarake në Liban

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të kufizojë veprimet ushtarake në Liban vetëm në operacione të targetuara, me qëllim shmangien e një konflikti të gjerë. Sipas deklarimeve, Trump ka theksuar se ndërhyrjet duhet të jenë “kirurgjikale”, duke synuar objektiva specifikë dhe duke minimizuar rrezikun e […]

  5. Përfundon afati 60-ditor për Presidentin Trump, pritet miratimi i Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit

    Përfundon afati 60-ditor për Presidentin Trump, pritet miratimi i Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit

    Afati 60-ditor për Presidentin amerikan Donald Trump për të kërkuar miratimin e Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit skadon sot, mes tensioneve të vazhdueshme në rajon dhe paralajmërimeve të ashpra nga Teherani. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Megjithatë, ligji i vitit 1973 për kompetencat e luftës […]

  6. Shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet globale të naftës arrijnë nivelin më të lartë në katër vitet e fundit

    Shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet globale të naftës arrijnë nivelin më të lartë në katër vitet e fundit

    Çmimet globale të naftës arritën nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, mes shqetësimeve për një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e një ndërhyrjeje të re ushtarake nga SHBA. Sipas raportimeve, Presidenti amerikan Donald Trump është informuar mbi opsionet për një seri sulmesh të synuara ndaj infrastrukturës […]

  7. I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

    I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion të befasishëm në burgun e Durrësit, me synim goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucionit. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut. Kontrolli u realizua në orët e para të mëngjesit. Gjatë ndërhyrjes u ushtruan kontrolle […]

  8. Tragjedi në Detin Mesdhe/ Mbytet varka me emigrantë që ishte nisur për në Greqi, 17 persona humbin jetën

    Tragjedi në Detin Mesdhe/ Mbytet varka me emigrantë që ishte nisur për në Greqi, 17 persona humbin jetën

    Një tragjedi tjetër është regjistruar në Detin Mesdhe, ku një varkë me emigrantë është mbytur pranë brigjeve të Libisë lindore. Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 17 emigrantë sudanezë kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pasi një varkë që transportonte gjithsej 33 persona u përmbys pranë qytetit të Tobrukut. Vetëm […]

  9. Video/ Me armë zjarri dhe duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë ndërsa kërcënonte rojet

    Video/ Me armë zjarri dhe duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë ndërsa kërcënonte rojet

    Autoritetet amerikane kanë publikuar një video nga momenti i sulmit gjatë darkës së Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku personi i armatosur dyshohet se u përpoq t’i afrohej Presidentit amerikan duke qëlluar me armë zjarri. Sipas prokurorëve federalë, i dyshuari, Cole Allen, tentoi të depërtonte në zonën ku ndodhej presidenti, ndërsa mbante me […]

  10. Rikthehet dielli, si parashikohet moti për këtë të premte

    Rikthehet dielli, si parashikohet moti për këtë të premte

    Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në […]