Author: Top-Channel.tv

  • Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Auditim pagesës, Kreu i KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

    Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Auditim pagesës, Kreu i KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

    Kontrata 1.4 milion euroshe e Sali Berishës me Chris Lacivita pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Të njëjtin fat do të kenë edhe deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    “Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Ceibashi.
    Për momentin Komisioneri Ilirjan Celibashi sytë i ka drejt zgjedhjeve të së dielës në 5 bashki pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë duke lënë në detyrë Erion Veliajn.
    “Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi më tej ai.
    Të dielën qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik dhe është gati për procesin e pjesshëm vetëm në 5 bashki.

    Top Channel

  • Buxheti “fiton” nga rritja e pagës/ Ekspertët: Do të shtohen paratë për skemat e pensioneve. Indeksimi do të ndiqet çdo vit

    Buxheti “fiton” nga rritja e pagës/ Ekspertët: Do të shtohen paratë për skemat e pensioneve. Indeksimi do të ndiqet çdo vit

    Duke filluar nga 1 janar 2026 qeveria parashikon të rris pagën minimale e maksimale.

    Kështu konkretisht paga minimale rritet nga 40-50 mijë lekë ndërsa ajo maksimale nga 176.416 mijë lekë në 186.416 mijë lekë. Por çfarë do të ndodhë me sektorin privat në këtë rast. Qeveria parashikon të mbuloj kostot për 9 muaj për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
    “Një lëvizje e tillë e qeverisë nënkupton të ardhura më shumë  rreth 130 mln euro për buxhetin e  sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ndërsa kjo politikë do të nxis edhe privatin të rris pagat duke derdhur kështu më shumë para në këtë buxhet nëpërmjet sigurimeve”-shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
    Për herë të parë parashikohet edhe indeksimi i pagave në administratë me një nivel 2.5%. Kjo do të pagat në të gjitha nivelet e administratës duke filluar nga punonjësit e institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.
    “Hera e parë që parashikohet por duhej bërë si praktikë çdo vit dhe të jetë konstante si për shtetin dhe privatin”-shton Xhepa.
    Referuar relacionit të projektbuxhetit dhe sipas të dhënave të administratës tatimore, efekti pozitiv në të ardhura nga kjo rritje pritet të arrijë në rreth 9 miliardë lekë, ku 7.6 miliardë lekë do të jenë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërsa pjesa tjetër prej 1.4 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shëndetësore.

    Top Channel

  • Video/ Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 9 numri i viktimave

    Video/ Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 9 numri i viktimave

    Një aksident ajror tragjik ka tronditur SHBA-në mbrëmjen e së martës, pasi një avion ngarkesash i kompanisë UPS shpërtheu në flakë gjatë ngritjes në aeroportin ndërkombëtar të Louisville, në shtetin e Kentucky-t.

    Fillimisht, autoritetet konfirmuan tre viktima dhe 11 të plagosur, por më vonë Guvernatori Andy Beshear njoftoi se bilanci është rënduar, me të paktën nëntë persona të vdekur dhe paralajmëroi se numri mund të rritet më tej.
    Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur avioni përfshihet nga flakët gjatë ngritjes, me zjarr që del nga motori i majtë dhe më pas një shpërthim i fuqishëm që ndriçon qiellin e natës. Në video shihet qartë se avioni tenton të ngrihet, por më pas kthehet në një top zjarri dhe përplaset në tokë, duke krijuar një re gjigante tymi.

    NEW: Security camera captures crash of UPS Flight 2976 in Louisville, Kentucky pic.twitter.com/mZkDUSidvs
    — BNO News Live (@BNODesk) November 5, 2025

    Sipas autoriteteve, avioni i tipit McDonnell Douglas MD-11, që transportonte rreth 150 mijë litra karburant, u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit, duke shkatërruar dy biznese — një uzinë riciklimi nafte dhe një oborr pjesësh makinash. Raportohet se dy punonjës të këtyre ndërmarrjeve janë ende të zhdukur.
    Zjarrfikësit dhe policia janë angazhuar me dhjetëra mjete për të shuar flakët dhe për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit. Për shkak të rrezikut të shpërthimeve të tjera, është shpallur urdhër qëndrimi në shtëpi për një rreze prej pesë miljesh rreth vendngjarjes.

    BREAKING: Video shows crash of UPS Flight 2976 while taking off from Louisville International Airport in Kentucky pic.twitter.com/ADPj47vmYB
    — BNO News (@BNONews) November 4, 2025

    Guvernatori Beshear i bëri thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës, duke paralajmëruar se “ende mund të ketë persona që presin ndihmë dhe substanca të rrezikshme që mund të shpërthejnë.”
    Aeroporti ndërkombëtar Louisville (Muhammad Ali International) është mbyllur përkohësisht, ndërsa UPS konfirmoi se fluturimi 2976, me destinacion Honolulu, Hawaii, kishte tre anëtarë ekuipazhi në bord. Kompania tha se po bashkëpunon me autoritetet dhe se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
    Ngjarja ka tronditur qytetin e Louisville, ku UPS është punëdhënësi më i madh, me mbi 20 mijë të punësuar, ndërsa pamjet e aksidentit — të cilat po qarkullojnë gjerësisht në internet — janë cilësuar nga mediat amerikane si “të frikshme dhe të paprecedenta.”

    Top Channel

  • Kapet me 800 gr kanabis dhe kokainë në banesë, pranga 25-vjeçarit në Tiranë

    Kapet me 800 gr kanabis dhe kokainë në banesë, pranga 25-vjeçarit në Tiranë

    Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

    Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D., 25 vjeç.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës

    Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës

    Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të mërkurë, për grabitje.

    Sipas uniformave blu, i riu theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe vodhi materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë.
    “Në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, theu me sëpatë, dyert e 2 magazinave në lagjen nr. 5, dhe vodhi materiale ndërtimi (me vlerë rreth 150 000 lekë), vihet në pranga 28-vjeçari.
    Ai u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të vjedhur sërish me thyerje, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur një natë më parë.
    Sekuestrohet mjeti prerës.
    Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në magazinat e tyre, në lagjen nr. 5 (në të cilat shiteshin materiale ndërtimi), ishte vjedhur me thyerje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan vënien në pranga të autorit të këtyre rasteve, shtetasin B. R., 28 vjeç, banues në Durrës.
    Ai u kap në flagrancë, me mjet prerës (sëpatë) në dorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të hyrë me qëllim vjedhjen, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025.
    Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • “Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre prej tyre vëllezër

    “Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre prej tyre vëllezër

    Një rast kërcënimi u raportua në kryeqytet, ku autorë janë gjashtë persona.

    Të rinjtë, 3 prej tyre vëllezër, kanosën e shantazhuan 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se ia kishte borxh.
    Policia ka vënë në pranga njërin prej tyre, nën hetim janë katërtë tjerë, teksa ende vijon puna për kapjen e një personi tjetër.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:
    -u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;
    -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;
    -u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.
    Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.
    Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

    Top Channel

  • “Nuk ka buxhet pa paketë fiskale”/ Balla-Tabakut: Sot jemi mbledhur për vetëm për kalendarin

    “Nuk ka buxhet pa paketë fiskale”/ Balla-Tabakut: Sot jemi mbledhur për vetëm për kalendarin

    Në konferencën e Kryetareve po prezantohet projektligji ‘për buxhetin e vitit 2026’ nga ministri i Financave, Petrit Malaj.

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka buxhet pa paketë fiskale.
    Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u përgjigj duke thënë se sot është mbledhja për kalendarin
    Pjesë nga debati:
    Tabaku: Zoti Peleshi dhe unë ju dëgjova. Kjo është një procedurë shumë e veçantë. Është ligji më i rëndësishëm. Programin e qeverisë nuk ka na latë ta diskutonim. Nuk ka buxhet pa paketë fiskale, nuk ka nevojë të jesh ekonomiste për këtë. Buxheti ka disa ndikime të ligjeve financiare.
    Balla: Ajo që ka qenë për shumë vite i vetmi debat në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve ka qenë për kohën e kalendarit të shqyrtimit të buxhetit. Opozita s’ka më këtë shqetësim dhe ndërkohë ngatërrojnë rrugët se nuk e dinë që ligjet janë më vete. Votohen më vete. Ajo që ka dashur dhe ka thënë ligjvënësi është që ato hyjnë menjëherë në programet e Kuvendit dhe tradita ka bërë që të kemi një kalendar të posaçëm. Kaq!
    Sot jemi mbledhur vetëm për kalendarin. Mos harroni që kemi një ligj tjetër, kemi ligjin për shqyrtimin buxhetor.

    Top Channel

  • Trump riemëron aleatin e Musk për të drejtuar NASA-n, dikur financoi demokratët

    Trump riemëron aleatin e Musk për të drejtuar NASA-n, dikur financoi demokratët

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar aleatin e Elon Musk për të drejtuar NASA-n.

    Trump ka rilançuar emërimin e një astronauti miliarder për të qenë shefi i ri i NASA-s dhe për të udhëhequr agjencinë hapësinore “drejt një epoke të re të guximshme”.
    Jared Isaacman, një aleat i shefit të SpaceX, Elon Musk, u nominua fillimisht nga presidenti amerikan në pranverë, por u anulua në minutën e fundit për shkak të donacioneve të tij të mëparshme për demokratët.
    Tani, në një kthesë të papritur, Trump ka vendosur që Isaacman është, në fund të fundit, personi më i mirë për këtë punë.

    Top Channel

  • Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

    Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

    Është proceduar 19-vjeçari, i cili kërcënoi me armë gjahu dhe dëmtoi automjetin e një personi në Tepelenë.

    Sipas policisë, shtetasi S.A, ishte shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, thuhet n

    Top Channel

  • Ministri i kabinetit të Netanyahut nuk kursen sulmet për Mamdanin: Nju Jorku do të udhëhiqet nga një mbështetës i hamasit

    Ministri i kabinetit të Netanyahut nuk kursen sulmet për Mamdanin: Nju Jorku do të udhëhiqet nga një mbështetës i hamasit

    Ministri izraelit i Diasporës, Amihai Shikli kritikoi Zohran Mamdanin, i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut të martën, duke e quajtur atë një “mbështetës të Hamasit” dhe duke u bërë thirrje hebrenjve të qytetit të emigrojnë në Izrael.

    Zohran Mamdani, 34 vjeç, do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë i Nju Jorkut në janar.
    “Qyteti, dikur simbol i lirisë në botë, sapo ia ka besuar çelësat e tij një mbështetësi të Hamasit”, shkroi Ministri për Diasporën dhe Luftën kundër Antisemitizmit, Amichai Chikli në X.
    Ai shtoi se qëndrimet e Mamdanit “nuk janë shumë larg atyre të fanatikëve islamistë që, 25 vjet më parë, vranë tre mijë” njerëz, një referencë për sulmet e 11 shtatorit 2001 të nisura nga Al Kaeda në Nju Jork dhe Uashington.
    Në muajt e fundit, Zohran Mamdani ka folur disa herë kundër antisemitizmit, duke denoncuar islamofobinë, viktimë e së cilës ishte dhe ai.
    Mamdani ka mbështetur prej kohësh kauzën palestineze. Qëndrimet e tij ndaj Izraelit, të cilin ai e ka përshkruar si një “regjim aparteidi” dhe sulmin e të cilit në Rripin e Gazës e ka denoncuar si “gjenocid”, kanë provokuar reagime të forta, kryesisht zemërimin e komunitetit hebraik.
    Sulmi u nis në hakmarrje për sulmin e pashembullt të nisur nga lëvizja islamiste palestineze Hamas më 7 tetor 2023, në tokën izraelite.
    “Nju Jorku nuk do të jetë kurrë i njëjtë, para së gjithash për komunitetin hebraik”, shtoi Chikli në X, duke u bërë thirrje “hebrenjve të Nju Jorkut që ta konsiderojnë seriozisht bërjen e Tokës së Izraelit shtëpinë e tyre të re”.
    Fitorja e qartë zgjedhore e Mamdanit erdhi pavarësisht sulmeve që synonin rrënjët e tij politike dhe myslimane, kryesisht nga qarqet e biznesit dhe mediat konservatore, si dhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
     

    Top Channel