Author: Top-Channel.tv

  • Korrupsion në funksione publike, GJKKO merr vendimin për tre të pandehurit, Ilir Nishani dhe Genci Hicka, të pafajshëm

    Korrupsion në funksione publike, GJKKO merr vendimin për tre të pandehurit, Ilir Nishani dhe Genci Hicka, të pafajshëm

    GJKKO ka shpallur të pafajshëm shtetasit Ilir Nishani dhe Genci Hicka.

    Shtetasi Gerson Tafa është shpllur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
    Njoftimi:
    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal me nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, Gerson Tafa dhe Genci Hicka”.
    2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 71, datë 11.11.2025 vendosi:
    1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Nishani për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/1 dhe 25 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), për shkak se nuk provohet që e kakryer veprën penale.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gerson Tafa për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/1 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
    3. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullimin e ekzekutimin të vendimit me burgim për të pandehurin Gerson Tafa dhe vënien në provë për 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
    4. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gerson Tafa, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
    5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Genci Hicka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/1 dhe 25 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), për shkak se nuk provohet që e kakryer veprën penale.
    6. Provat materiale të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
    7. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurit deklaruar fajtor Gerson Tafa.

    Top Channel

  • Shoqëronte Danin kur iu bë atentat, AMP nis hetimet për punonjësin e tyre, pezullon edhe zinxhirin komandues të strukturës së Operacionales

    Shoqëronte Danin kur iu bë atentat, AMP nis hetimet për punonjësin e tyre, pezullon edhe zinxhirin komandues të strukturës së Operacionales

    Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë Në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, dhe u plagos punonjësi i AMP që e shoqëronte, Muçi Shaljani, ka reaguar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    Në deklaratën publike AMP bën me dije se kanë nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025, të Shaljanit.
    Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
     
     

    Top Channel

  • Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme po mbahet, edhe pse sulmet e vazhdueshme të forcave izraelite (IDF) në Gaza kanë rritur tensionet në terren.

    Duke nisur nga sot, kalimi kufitar Zikim, që lidh Izraelin me Gazën veriore, do të rihapet për hyrjen e ndihmave humanitare në Rrip. Lajmi u konfirmua nga COGAT, organ i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite që merret me çështjet civile në territoret palestineze.
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka komentuar situatën duke theksuar rolin jetik të misionit UNIFIL në ruajtjen e stabilitetit rajonal. “Misioni UNIFIL është një shtyllë themelore për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, duhet vlerësuar me kujdes mënyra dhe koha e një tërheqjeje të mundshme, ose alternativisht garantimi i një pranie të re dhe më të fortë ndërkombëtare që të vazhdojë trashëgiminë e tij”, deklaroi ai.
    Krahas kësaj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi në rrjetin X se kamionët italianë tashmë kanë hyrë në Gaza për të ofruar ndihma për civilët. “Italia do të vazhdojë të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme ata që ende vuajnë,” shkroi ai.
    Në Izrael, ndërkohë, skena politike ka marrë një kthesë të rëndësishme. Knesseti votoi për herë të parë pro vendosjes së dënimit me vdekje për terroristët, një hap që pritet të ndezë debate të forta brenda dhe jashtë vendit, në një moment kur rajoni ndodhet nën presion të madh diplomatik dhe humanitar.
    Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve në vijim.

    Top Channel

  • I vendosën flakën dy automjeteve në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

    I vendosën flakën dy automjeteve në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Isa Boletini”, ngjarje e ndodhur më 10 nëntor 2025.

    Pas veprimeve të mirëorganizuara hetimore, u identifikuan dhe u goditën autorët e dyshuar. Policia arrestoi 21-vjeçarin Xh. S., ndërsa 28-vjeçari D. D. u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
    Hetimet paraprake sugjerojnë se të dy personat kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur lëndë djegëse për të vënë në zjarr dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”. Ende po punohet për të përcaktuar motivin e ngjarjes.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

    Top Channel

  • Senati amerikan miraton fundin e bllokimit të qeverisë, demokratët përçahen nga votat “pro”

    Senati amerikan miraton fundin e bllokimit të qeverisë, demokratët përçahen nga votat “pro”

    Senati i SHBA-së ka hapur rrugën për t’i dhënë fund bllokimit të qeverisë, pjesërisht falë votave të disa demokratëve. Tani, pakënaqësia po zien dhe partia përballet me një provë vendimtare.

    Shtetet e Virxhinias, Nevadës dhe Nju Hempshajrit janë goditur veçanërisht rëndë nga mbyllja e qeverisë amerikane: qindra mijëra punonjës federalë jetojnë atje dhe kanë kaluar 41 ditë pa pagesë.
    Prandaj, nuk është për t’u habitur që senatorët e tyre ishin të parët që lëshuan pe në mosmarrëveshjen për mbylljen e qeverisë amerikane. Midis tyre është Tim Kaine i Virxhinias, i cili tani duhet të dëgjojë ankesat e kolegëve të tij të opozitës. Në këmbim, punonjësit federalë në Virxhinia mund të kthehen në punë, argumenton Kaine në një intervistë me CNN. Dhe ata nuk kanë më nevojë të jetojnë me frikë të vazhdueshme se mos pushohen papritur nga puna nga administrata Trump.
    Demokratë të tjerë në Kongresine SHBA-së do të kishin preferuar një qëndrim negociues më të ashpër dhe më të unifikuar kundër republikanëve. Shqetësimi i tyre kryesor ishin lehtësimet tatimore për sigurimer shëndetësore, ligji për të cilat daton që nga presidenca e Barack Obamës. Presidenti aktual, Donald Trump, dëshiron që ato të skadojnë në Vitin e Ri, ndërsa demokratët donin të impononin vazhdimin e tyre.
    Qëndrimi i vendosur u prit mirë
    Qëndrimi i vendosur i demokratëve gjatë mbylljes së buxhetit u prit mirë nga baza e tyre, siç u demonstrua nga rezultatet e zgjedhjeve të javës së kaluar. Për këtë arsye, udhëheqësi i grupit parlamentar demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, është shumë i mërzitur me disidentët në partinë e tij.
    Shumë amerikanë nuk mund të përballojnë më të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, tha Jeffries në Uashington. Prandaj, demokratët në Kongres do të vazhdojnë luftën për kujdes shëndetësor të përballueshëm.
    E vërteta e sondazheve përfshin gjithashtu faktin se taktika e mbylljes së Senatit u prit mirë, veçanërisht nga demokratët me të ardhura më të larta, të cilët mund të kompensojnë të ardhurat e humbura dhe të përballojnë një mbyllje të qeverisë për disa javë. Anasjelltas, ata që varen nga ndihma ushqimore, pensionet dhe kontratat publike në sektorin me paga të ulëta ka të ngjarë të jenë të lumtur që paratë po rrjedhin përsëri.
    Zbulohet ndarja e demokratëve
    Lëshimi nga disa demokratë amerikanë në Senat nxjerr në pah një mosmarrëveshje mbi drejtimin e partisë, thotë politologu dhe eksperti i kongresit Joshua Huder në një intervistë me ARD. Sipas Huder, demokratët janë të ndarë midis një baze të zemëruar që kërkon një qëndrim të qartë kundër administratës Trump, madje edhe në kurriz të zgjedhësve të tyre, dhe një elektorati që pret zgjidhje të qëndrueshme. Udhëheqja e partisë e ka të vështirë të pajtojë këto dy pozicione.
    Trumpi dhe Partia e tij Republikane kanë arritur të ndajnë kundërshtarët e tyre politikë në Kongres, për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Në këmbim, ata duhet të ripunësojnë dhjetëra mijëra punonjës federalë që Trumpi donte t’i pushonte nga puna.
    Dhe në votimin e detyruar për sigurimin shëndetësor të subvencionuar për miliona amerikanë, senatorët republikanë do të duhet të votojnë publikisht kundër tij. Kjo mund t’u kushtojë vota në zgjedhjet e vitit 2026. Mbetet për t’u parë nëse demokratët, të cilët në fund humbën betejën për mbylljen e qeverisë, do të jenë në gjendje të fitojnë ato vota.
    Projektligji i buxhetit duhet të miratohet ende nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku mund të votohet të mërkurën. Presidenti Trump më pas duhet ta nënshkruajë buxhetin për ta shndërruar në ligj. /dw

    Top Channel

  • Mashtronin shtetasit e huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës në Selitë

    Mashtronin shtetasit e huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës në Selitë

    Në zonën e Selitës, Tiranë, është zbuluar një ambient i përshtatur si call center.

    Për pasojë është arrestuar menaxheri, dy punonjës, si dhe janë proceduar dy të tjerë, pasi mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
    Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
    Në vijim të veprimeve procedurale:-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Emri/ Krijoi profil të rremë në rrjetet sociale me logon dhe emrin e një banke dhe ofronte kredi të paautorizuara, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Tiranë

    Emri/ Krijoi profil të rremë në rrjetet sociale me logon dhe emrin e një banke dhe ofronte kredi të paautorizuara, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Tiranë

    Goditet një rast të mashtrimit kompjuterik në Tiranë, ku për pasojë u arrestua autori kryesor i rastit, si dhe u proceduan dy të tjerë.

    Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka, 21 vjeç banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç.
    Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e bankës, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.
    Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.
    Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme.
    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.

    Top Channel

  • 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë

    19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë

    Forcat e armatosura të Kolumbisë njoftuan të martën se sulmet ajrore të një dite më parë kishin vrarë 19 anëtarë të një grupi rebel në një pjesë të largët të Amazonës, në juglindje të vendit.

    Sipas ushtrisë, bombardimet synuan ish-disidentët e FARC-ut dhe u kryen “në agim të së hënës”, duke rezultuar në vrasjen e 19 luftëtarëve, arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e pajisjeve ushtarake, tha Admirali Francisco Cuvides gjatë një konference për shtyp. Operacioni, sipas tij, u ndërmor për shkak të kërcënimit të menjëhershëm të një sulmi nga rebelët kundër pozicioneve të forcave të armatosura.
    Presidenti Gustavo Petro kishte urdhëruar të hënën “bombardimin dhe çmontimin me mjete ushtarake” të fraksionit të udhëhequr nga Ivan Mordisco, udhëheqësi më i kërkuar rebel në vend, pas dështimit të bisedimeve me të ashtuquajturin Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC).
    Ivan Mordisco dhe EMC-ja hedhin poshtë marrëveshjen e paqes të vitit 2016 midis Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe qeverisë së atëhershme, duke vazhduar aktivitetet e tyre të armatosura. Pas çarmatimit dhe shpërbërjes së FARC-ut, EMC-ja ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin, e financuar nga trafiku i drogës, zhvatja dhe minierat e paligjshme në zona të thella të Amazonës.
    Anëtarët e saj janë përfshirë në përleshje për kontrollin e territoreve me një tjetër fraksion të disidentëve të FARC-ut, të udhëhequr nga i ashtuquajturi Calarca. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Donald Trump, kanë vendosur sanksione ndaj Presidentit Petro, disa bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të tij, si dhe e kanë hequr Kolumbinë nga lista e aleatëve në luftën kundër drogës. Uashingtoni argumenton se qeveria e presidentit të parë të majtë në historinë e vendit nuk po bën mjaftueshëm për të frenuar prodhimin e kokainës. Me zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 në horizont, Petro po përballet gjithashtu me kritika të forta nga opozita e djathtë, e cila e akuzon atë për qasje të butë ndaj grupeve të armatosura dhe e cilëson strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës civile përmes dialogut si të dështuar.

    Top Channel

  • Rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji, ministria e mbrojtjes: Asnjë i mbijetuar, mjeti u shpërbë në ajër para se të binte

    Rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji, ministria e mbrojtjes: Asnjë i mbijetuar, mjeti u shpërbë në ajër para se të binte

    Njëzet ushtarë turq humbën jetën pas rrëzimit të një aeroplani transporti ushtarak C-130 në lindje të Gjeorgjisë, të martën, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

    Autoritetet turke publikuan emrat dhe fotot e viktimave, por ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e mundshme të aksidentit.
    Sipas Ankarasë, në bord ndodheshin 20 ushtarë dhe asnjë prej tyre nuk mbijetoi, duke e bërë këtë incidentin më tragjik ushtarak për Turqinë që nga viti 2020. Aeroplani ishte nisur nga Ganja, në Azerbajxhanin perëndimor, me destinacion Turqinë, por u rrëzua menjëherë pasi hyri në hapësirën ajrore gjeorgjiane.

    pic.twitter.com/FmJM9Shmzs
    — T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) November 12, 2025

    #SonDakika | Türk Hava Kuvvetleri’ne ait C-130 askerî kargo uçağına ait düşüş anının farklı açısı pic.twitter.com/TLKUyGFIAw
    — World of Türkiye (@worldofturkiye) November 11, 2025

    Mbetjet e avionit u gjetën pasdite, disa kilometra nga kufiri me Azerbajxhanin. Pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale tregojnë aeroplanin teksa bie me shpejtësi, duke lëshuar tym të bardhë përpara se të përplaset në tokë dhe të shpërthejë në flakë të mëdha. Në video duket se avioni është dëmtuar rëndë që gjatë rënies.
    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi tragjedinë si “një humbje të rëndë për kombin turk”, duke folur për “martirët” e rënë në shërbim. Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehën ngushëllimet e tyre për Turqinë. Edhe ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, deklaroi solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me popullin turk.
    Ndërkohë, autoritetet gjeorgjiane kanë nisur një hetim të plotë për të sqaruar shkaqet e rrëzimit. Avionët C-130 Hercules, të prodhuar nga Lockheed Martin, janë në përdorim ushtarak që nga vitet 1950 dhe mbeten një nga modelet më të përdorura në botë për transport trupash ushtarake dhe furnizimesh.

    Top Channel

  • Atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani/ Mori dy plumba në kokë, Muçi Shaljani i intubuar në reanimacion

    Atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani/ Mori dy plumba në kokë, Muçi Shaljani i intubuar në reanimacion

    Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, 2 prej të cilëve në kokë.

    40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani.
    Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to 2 në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona.
    Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to 2 në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona.

    Top Channel