Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez
Forcat afgane kanë vrarë 58 ushtarë pakistanezë dhe kanë kapur përkohësisht më shumë se 20 poste ushtarake pakistaneze në operacionet hakmarrëse gjatë natës përgjatë linjës së ashtuquajtur Durand, tha sot një zëdhënës i qeverisë talebane në Kabul. ”Nëntë ushtarë afganë u vranë gjithashtu në përleshje”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp. Shifrat […]
Të shtëna në një lokal bastesh në Giessen të Gjermanisë, plagosen tre persona
Të paktën tre persona u plagosën të shtunën pasi një person hapi zjarr në një treg në një qytet në Gjermaninë qendrore, sipas raportimeve të mediave lokale. Të shtënat thuhet se ndodhën në një dyqan bastesh sportive në sheshin Giessen, i vendosur në shtetin qendror të Hessen. Transmetuesi publik shtetëror raportoi më vonë se autori […]
Demenca antikushtetuese e përsëritur e Begajt!!
Nga Petrit Vasili Presidenti Begaj është identifikuar tashmë si një shkelës recidivist i Kushtetutës, por në rastin e mandateve të Gjykatës Kushtetuese ai ka arritur vërtet kulmin. Letra e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese është ilustrimi më flagrant i kësaj antikushtetutshmërie pa shërim të tij. SË PARI: Në letrën e tij ai citon si bazë Kushtetutën […]
Agjencia e OKB-së thirrje Izraelit: Hap disa pika kalimi për ndihmat në Gaza
Agjencia e OKB-së u bën thirrje autoriteteve izraelite të hapin disa pika kalimi për ndihmat në Gaza. Dhjetëra kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza dhe shumë të tjerë që po presin në kufirin me Egjiptin — por përfaqësuesi i UNICEF-it, James Elder, thotë se kjo është shumë larg asaj që nevojitet. Duke folur për […]
Anëtar i grupit të Tropolinëve/ Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit, anëtarit të grupit kriminal të Troplinëve që u ekstradua këtë fundjavë nga Spanja. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e […]
Berisha poston FOTO-n/ Rey Manaj heroi i 11 tetorit, Murale në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë në faqen e tij në fecebook një foto të simbolit të ndeshjes me Serbinë Ray Manaj. Ai ka publikuar muralen që është bërë për futbollistin golashenues, vetëm pak orë pas ndeshjes në Mitrovicë të Kosovës. Mesazhi: Rey Manaj heroi i 11 tetorit, Murale në Kosovë.
Financial Times: Agjencitë e inteligjencës amerikane po ndihmojnë Ukrainën në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse
Gazeta Financial Times, shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar prej muajsh Ukrainën në realizimin e sulmeve me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, në kuadër të një përpjekjeje të përbashkët për të dobësuar ekonominë ruse dhe për ta detyruar presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e negociatave. Sipas artikullit, ku […]
Aksident te ‘Ura e Leklit-Këlcyrë’/ Përplasen dy automjete, pesë të lënduar
Një 65 vjeçar, banues në Përmet është proceduar penalisht pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin ka përplasur një tjetër automjete me drejtues një shtetas zviceran, rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të […]
Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti ‘Veliaj’, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj
Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese i bllokoi Presidentit dekretin për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, duke e vendosur Bajram Begaj në një pozicion qesharak dhe shkelës flagrant të Kushtetutës. Begaj tha që ai dekretoi zgjedhjet në Tiranë me sugjerimin e këshilltarit ligjor, duke iu referuar Ilir Rusmalit. Për këtë sugjerim, Rusmali mori vlerësime të larta publike […]
Keni pasur kohët e fundit probleme me frymëmarrjen? Ekspertët ngrenë alarmin!
Aspergiloza pulmonare alergjike, alveoliti alergjik, më pas alergjia ndaj marimangave të pluhurit të shtëpisë, ndaj qimeve dhe lëkurës së kafshëve shtëpiake, ndaj mykut dhe ndaj substancave industriale e mjedisore janë shkaktarë të problemeve të rrugëve të frymëmarrjes tek një pjesë e popullsisë. Aspergiloza pulmonare alergjike është një reagim alergjik ndaj kërpudhës Aspergillus, e cila shkakton […]