Njëmbëdhjetë persona u arrestuan në Turqi si pjesë e hetimit për thirrjen e bojkotit
Prokuroria e Stambollit ka nisur hetime ndaj protestuesve që bënë thirrje për bojkot të blerjeve më 2 prill, duke i akuzuar për “urrejtje dhe diskriminim” dhe “nxitje të publikut në urrejtje dhe armiqësi”. Bojkoti erdhi si reagim ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe ishte mbështetur nga studentë, figura politike dhe personalitete të […]
Grevë 24 orëshe në Greqi/ Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm: Më 9 prill anulohen të gjitha fluturimet
Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill . Kjo gjë ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe, të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi. “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën […]
Pas sherrit rrëmben sëpatën dhe e kërcënon… Pranga 50-vjeçarit në Elbasan
Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me sëpatë një person. Pas një konflikti për motive të dobëta ai ka rrëmbyer sëpatën dhe ka kërcënuar shtetasin R.D, më pas i ka prishur xhamin e biznesit dhe 2 automjetet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan […]
Përparim Spahiu: Rikthimi i tatimit të sheshtë, zgjidhje për luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e zhvillimit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka theksuar rëndësinë e një reforme të rëndësishme fiskale për ekonominë shqiptare. Partia Demokratike rikthen tatimin e sheshtë — një hap drejt rivendosjes së drejtësisë fiskale dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik. Në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të mëdha për shkak […]
SYRI TV/ Shuhet ikona e kinematografisë Margarita Xhepa/ Një jetë në skenë, rolet u bënë legjendë
Margarita Xhepa, ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u shua në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të artë me mbi 150 role në skenë dhe 32 filma. Me një zë magjepsës dhe një prani të fuqishme, ajo mbeti simbol i gruas shqiptare në art, duke jetuar përjetësisht në veprat e saj. Syri TV […]
Konsumimi i më shumë frutave, fibrave dhe produkteve të bulmetit ul rrezikun e tinitit
Të hash më shumë fruta, fibra dhe produkte bulmeti ul rrezikun e zhurmës në veshë, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët thonë se duke pirë më shumë çaj dhe kafe mund të zvogëlojmë gjithashtu mundësinë e zhvillimit të gjendjes dobësuese të njohur si tinit. Studiuesit kinezë kryen një analizë të të dhënave të disponueshme. Ata […]
Misteri i varrit masiv: Arkeologët zbulojnë 150 ushtarë të epokës romake në Vjenë
Një varr masiv i epokës romake, i pazakontë për nga përmasat dhe përmbajtja e tij, është zbuluar nga arkeologët në Vjenë. Brenda tij janë gjetur mbetjet e 150 luftëtarëve, një zbulim i paprecedentë që mund të lidhet me fushatat ushtarake të Perandorit Domitian përgjatë lumit Danub. Sipas studiuesve, varri mund të jetë pjesë e një […]
Ideja e Trump-it për tarifat nuk është e re. Shikoni intervistën e tij me Oprah Winfrey në vitin 1988
Një intervistë televizive e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nga viti 1988 po qarkullon në internet, ku ai shprehet se do t’i bënte aleatët e Amerikës të “paguajnë pjesën që u takon”. Në klipin, i cili është bërë viral pas vendimit të presidentit për të vendosur tarifa të gjithanshme, Trump përmend shembuj të tregtisë me […]
Tragjedia në ishullin grek, shton në 7 numri total i viktimave, mes tyre dy fëmijë
Të paktën shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet veriore të ishullit Lesbos, në Greqi. Roja bregdetare greke ka raportuar se 23 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Sipas mediave turke, incidenti ndodhi në Detin Egje midis kontinentit turk dhe Lesbos, ku gomonia […]
SPAK e pranon: Sistemin e kanë hakeruar, synuan e-mailin e Dumanit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas lajmit për ndërhyrjen dhe marrjen e informacioneve në e-mailet e disa prokurorëve të posaçëm. Në një njoftim për media, SPAK pranon hakerimin e sistemit dhe marrjen e disa informacioneve, si edhe tentativën e hyrjes në e-mailin e kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani. […]