Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:28
Papa Leo ka kritikuar ashpër politikat të presidentit amerikan Donald Trump për imigracionin, duke vënë në pikëpyetje nëse ato ishin në përputhje me mësimet pro-jetë të kishës katolike. “Dikush që thotë se jam kundër abortit, por jam dakord me trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, nuk e di nëse kjo është pro-jetë”, u tha Papa gazetarëve.
Qëndrimi i kishës katolike se jeta është e shenjtë që nga ngjizja deri në vdekjen natyrore është një nga mësimet më të forta të besimit fetar prej 1.4 miliardë anëtarësh. The Guardian raportoi se Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump u zgjodh bazuar në premtimet e tij të shumta, duke përfshirë deportimet masive, të cilat janë bërë një çështje e përçarjes së ashpër politike midis votuesve amerikanë.
Papa tha se dikush që thotë se jam kundër abortit, por thotë se jam në favor të dënimit me vdekje nuk është në të vërtetë pro jetës.
Author: Kohajone.com
-

Papa kritikon politikat e Trump mbi imigracionin: Kjo nuk është pro jetës
-

Reperi Buta lirohet nga paraburgimi
Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:38
Reperi Buta është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri.
”Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit”,-tha Ferati për Telegrafin.
Ai po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës, Buta kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se është i vetmi mashkull në familje dhe mbështet të afërmit e tij. ”Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçe si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”. -

Drenori: Zgjedhja e nënkryetarit nga pakicat serbe mund të rikthejë bllokadën në Kuvend
Kosova E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:02
Analisti Xhavit Drenori thotë se procesi i zgjedhjes së nënkryetarit nga pakicat serbe mbetet pengesë serioze për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës. “Pas zgjedhjeve të kryetarëve dhe nënkryetarëve nuk mund të koniderohet i konstituar Kuvendi.
Për shkak të dekonstruktivitetit të listës serbe dhe për shkak të punës së saj kundër vetë interesave të serbëve lokalë në Kosovë dhe për shkak të prodhimit të terrorizmit në veri të vendit, ndoshta klasa jonë politike do të provonin t’ia humbnin fuqinë kësaj liste në institucionet, mirëpo ky vendim me gjasë do të kthej çështjen aty ku ka mbetur, ku do të duhet të zgjidhet pra fatkeqësisht njëri nga anëtarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga kjo listë për nënkryetarë.
Zyrtarisht kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, respektivisht në dispozitiv sepse ende nuk e kemi të detajuar. Vetëvendosja tashmë dhe një herë e ka bërë të qartë se nuk do e votoj asnjë nga deputetët që vjen nga kjo listë. Mund të kemi prap një bllokadë edhe vendimi ose aktgjykimi i zgjeruar që pritet të dalë këto ditë do të sqaroj edhe hapat e tjerë”, u shpreh Drenori. -

Mbyllja e qeverisë në SHBA, zv.presidenti: Ky kaos është shkaktuar nga e majta radikale e demokratëve
Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 17:26
Zv/presidenti i Amerikës, JD Vance fajësoi demokratët për mbylljen e qeverisë në një intervistë për ”Fox News”, e cila shënoi deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i mbylljes në mesnatë.
”Nuk e merrni qeverinë peng sepse doni të angazhoheni në negociata për kostot e kujdesit shëndetësor. Le ta bëjmë këtë negociatë, por le ta bëjmë në kontekstin e hapjes së qeverisë dhe sigurimit që këto shërbime thelbësore t’u ofrohen popullit amerikan”, tha Vance.
Ai kritikoi atë që e quajti “fraksioni i ekstremit të majtë” të Partisë Demokratike, duke pretenduar se ata iniciuan mbylljen për shkak të kërkesave të paplotësuara. -

Horoskopi i dashurisë për muajin tetor, datat më speciale për 12 shenjat
Dashi
Më 6 tetor, Hëna e Plotë sjell fokusin tek ti dhe tek ajo që dëshiron në kapitullin tjetër të jetës tënde romantike. Ditët e para do të jenë optimiste dhe komode dhe data 8 është e shkëlqyer për dashurinë. Kujdes me datën 11 tetor, kur Afërdita vendoset kundër Saturnit dhe më 13 tetor kur Afërdita bashkohet me Neptunin. Por më pas, pjesa tjetër e muajit do të jetë e ëmbël: Afërdita kalon në Peshore, duke tërhequr njerëzit drejt teje. Hëna e Re më 21 tetor bie gjithashtu në shtëpinë tënde të partnerëve, një shenjë e mirë për ripërtëritje në marrëdhënie. Në total, pritet të jetë një muaj i bukur për Dashin në dashuri.Demi
Marsi kalon në shtëpinë tënde të partnerëve këtë muaj dhe kjo mund të sjellë shumë lëvizje në marrëdhënie, por disa prej tyre mund të jenë të tensionuara. Më 6 tetor, Mërkuri hyn në Akrep në shtëpinë tënde të partnerëve, çka do të sjellë biseda të thella dhe mendime që dalin në sipërfaqe. Më 13 tetor, Afërdita hyn në Peshore. Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë në punë dhe Hëna e Re më 21 tetor në Peshore mund të jetë një natë e bukur për një takim romantik. Më 22 tetor, Dielli hyn në shtëpinë tënde të partnerëve, duke kthyer fokusin te marrëdhëniet për pjesën tjetër të muajit.
Binjakët
Ky muaj pritet të sjellë energji më të qëndrueshme dhe më shumë romancë në marrëdhëniet e tua, veçanërisht nga momenti që Afërdita hyn në Peshore më 13 tetor. Kujdes me datën 13 tetor, Afërdita hyn në shenjë dhe ka një pozicion të vështirë kundër Neptunit. Pas kësaj, gjërat lëvizin më qetë. Hëna e Re më 21 tetor bie në shenjën tënde të dashurisë, natë që do ta mbash mend gjatë. Marsi në Akrep do të thellojë dëshirën, prandaj pritet një muaj që nuk ke për ta harruar.
Gaforrja
Marsi është në Akrep, në shtëpinë tënde të dashurisë gjatë gjithë muajit, duke e rritur dëshirën dhe jetën shoqërore, veçanërisht nëse je beqar/e. Data 8 është e veçantë për dashurinë, Afërdita lidhet me Jupiterin në shenjën tënde dhe krijon një ditë romantike që duhet ta shfrytëzosh për dashurinë. Kujdes me datën 11 për planet që mund të “ndizen”. Më 13 tetor, Afërdita hyn në Peshore duke sjellë netë të këndshme të vjeshtës në ambiente intime. Më 21 tetor, Hëna e Re në Peshore do të sjellë mundësi romantike.
Luani
Dielli në fillim të muajit në Peshore të sjell vëmendje në nevojën për balancë në marrëdhënie. Hëna e Plotë në Dash përputhet me energjinë tënde, mund të bësh një lëvizje guximtare drejt dikujt. Afërdita qëndron në Virgjëreshë për 12 ditët e para të muajit, duke të forcuar vetëbesimin. Por kur hyn në Peshore, gjithçka bëhet më e përqendruar te marrëdhëniet. Në fund të muajit, kur Mërkuri hyn në Shigjetar, do të ndihesh gati të luash pak me dashurinë më me lehtësi.
Virgjëresha
Muaji nis me Afërditën në shtëpinë tënde të parë, kjo të ndihmon të ndihesh mirë dhe tërheqës/e. Neptuni rikthehet më pas në Peshore dhe kjo mund të sjellë konfuzion në marrëdhënie. Kur Dielli hyn në Peshore më 13 tetor, energjia bëhet më romantike dhe kjo do të të ndihmojë edhe besimin te vetja. Kujdes në datat 11–13 për biseda ose momente që mund të jenë delikate. Hëna e Re më 21 tetor do të bjerë në shtëpinë tënde të vetëbesimit dhe pasurisë, por energjia romantike do të dominojë mendimet. Marsi në Akrep do të forcojë dëshirën për romancë; në përgjithësi, tetori mund të sjellë plot ëndrra romantike që bëhen realitet.
Peshorja
Fillojmë muajin me Diellin në shtëpinë tënde të partnerëve, që ndez vëmendjen te marrëdhëniet me të tjerët. Kur Dielli hyn në Akrep më 22 tetor, fokusi zhvendoset tek takimet romantike dhe se si ndihesh me partnerin/en. Më 13 tetor, Afërdita largohet nga shtëpia e vetmisë dhe hyn në shenjën tënde; ky është moment kur ndihesh më mirë jashtë dhe brenda vetes dhe tërheq njerëzit drejt teje. Hëna e Plotë dhe Hëna e Re do të bien në shtëpinë tënde të partnerëve; Hëna e Plotë në Dash dhe Hëna e Re më datën 21 në Peshore, duke shënuar pikë kyçe për marrëdhënie. Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë të rëndësishëm këtë muaj.
Akrepi
Gëzuar ditëlindjen! Dielli hyn në shenjën tënde më 22 tetor dhe hap një cikël të ri personal 12-mujor. Në fillim të muajit, Dielli është në shtëpinë tënde të tërheqjes, që sjell mendime të thella dhe pastrim emocional. Kjo është koha që të çlirohesh prej bagazheve që të pengojnë. Marsi tashmë është në shenjën tënde dhe përgatit një cikël të ri 2-vjeçar; do të ndiesh energji tërheqëse dhe shoqërore. Afërdita hyn në shenjën tënde më 22 tetor dhe ky mund të jetë moment kyç për dashuri, për të tërhequr shumë persona drejt teje. Neptuni në Peshore hyn në shtëpinë tënde të dashurisë, duke sjellë romancë dhe ëndërrim. Hëna e Plotë dhe Hëna e Re gjatë muajit mund të aktivizojnë zona të ndryshme të shëndetit dhe intimitetit, kujdes që të mos harrosh dhe të pushosh.
Shigjetari
Ky muaj pritet të jetë i shkëlqyer për dashurinë. Hëna e Plotë më datë 6 në Dash bie në shtëpinë tënd të dashurisë, një ditë magjike për t’u kaluar me dikë special. Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë të mirë këtë muaj. Hëna e Re më 21 tetor bashkohet me Afërditën në shtëpinë e shpresave dhe dëshirave, që do të të nxjerrë në takime. Afërdita hyn në Peshore më 22 tetor dhe do të ecë përmes shtëpisë tënde të miqve dhe ëndrrave, duke të shtyrë të lidhesh me njerëz të rinj ose për të shtuar intimitet me personin që ke për zemër. Më 29 tetor, Mërkuri hyn në shenjën tënde dhe inkurajon biseda të thella dhe lidhje që mund të bëhen më të rëndësishme.
Bricjapi
Jupiteri në shtëpinë tënde të partnerëve sugjeron fat në dashuri, mund të forcosh një marrëdhënie ekzistuese ose të fillosh një të re. Kujdes me Hënën e Plotë në Dash më 6 tetor, mund të ketë tension. Lëri emocionet të qetësohen. Afërdita qëndron në Virgjëreshë deri më 13 tetor, dhe pastaj hyn në Peshore; nga ai moment energjia bëhet më romantike. Kur Dielli hyn në Akrep më 22 tetor, ai do të kalojë në shtëpinë tënde të miqve, dëshirave dhe shpresave. Hëna e Re më 22 tetor (që bie në Peshore) është shumë romantike dhe mund të sjellë një natë speciale për ty.
Ujori
Dielli në Peshore të ndihmon të bashkohesh më thellë me partnerin/en dhe të shohësh se ku po shkon marrëdhënia. Hëna e Plotë më 6 tetor bie në shtëpinë tënde të komunikimit; inkurajon biseda, mesazhe dhe momente të vogla që përforcojnë lidhjen. Kur Afërdita hyn në Peshore më 22 tetor, ai kalon në shtëpinë tënde të vizioneve dhe botëve të jashtme. Mund të ndizet një dëshirë për udhëtime, për t’u lidhur përmes kulturës ose praktikave shpirtërore. Hëna e Re në Peshore do të të ndihmojë që të shohësh me qartësi se çfarë do nga një marrëdhënie.
Peshqit
Jupiteri në shtëpinë tënde të dashurisë tregon se fati do të jetë në anën tënde romantike këtë muaj. Në fillim të muajit, Afërdita kalon në shtëpinë e partnerëve, kjo afron më tej zemrat me dikë që ke në mendje. Kur Afërdita hyn në Peshore më 13 tetor, ai kalon në shtëpinë e intimitetit: marrëdhëniet mund të shkojnë në një nivel më të thellë. Neptuni hyn prapë në shenjën tënde më 22 tetor; kjo sjell një energji ëndërrimtare dhe prirje për romancë. Hëna e Plotë në fillim aktivizon shtëpinë tënde të vetëvlerësimit dhe financave dhe Hëna e Re më 21 tetor bie në shtëpinë tënde të intimitetit. Duket se diçka emocionuese po piqet… -

Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu
Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:13
Reperi i njohur, Gjiko i ka dalë në krah mikut dhe kolegut të tij Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës ku shkruan: “Të lirohet Buta”.
Buta u paraqit këtë të mërkurë para Gjykatës themelore ne Ferizaj, ku edhe po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se ka përgjegjësi të mëdha familjare.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan”, është shprehur Buta para trupit gjykues.
-

Zgjedhjet në 6 bashki, Presidenti Begaj dekreton datën
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit. Për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave.
Bashkitë pa kryetarëBashkia Vlorë, Ermal Dredha u dorëhoqBashkia Tepelenë, Tërmet Peçi u dorëhoq pasi u zgjodh deputet i PSBashkia Cërrik, Andis Salla u dorëhoq pasi u emërua ministër i BujqësisëBashkia Mat, Agron Malaj u dorëhoq pasi u zgjodh deputet i PSBashkia Berat, Ervin Demo u dorëhoq pasi u zgjodh deputetBashkia Tiranë, Erion Veliaj u shkarkua me motivacionin e mosparaqitjes në punë
Njoftimi zyrtar i Presidencës:
Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.
Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.
Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.
Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes. Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.
Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.
Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025. Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme. Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje. -

Kandidat i PD-së për Tiranën? Ermal Hasimja: Kur të marr propozimin zyrtar do të mendohem
Tre emra janë në diskutim për kandidatin e përbashkët të opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Në takime janë diskutuar tre emra të mundshëm që vijnë si aktivistë të shoqërisë civile.
Ata janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, por deri më tani nuk ka dakordësi për asnjë prej tyre dhe negociatat do të vijojnë. Vetë Hasimja ka reaguar publikisht duke thënë se ndihet i vlerësuar që emri i tij është propozuar, por se vetëm pasi të marrë propozim zyrtar do të mendohet nëse do ta pranojë apo jo këtë garë.
”Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim. Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shprehet ai. -

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 15:16
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Përmes një fjale të shkurtër Diella ka dhënë edhe një mesazh sensibilizues, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale ishte fakti se dora e Diellës kishte gjashtë gishta.
Të shumta kanë qenë komentet ironizuese në faqen e Facebook, çka ka detyruar stafin që mirëmban faqen në rrjetet sociale ta presë pjesën e poshtme të fotos ku dukej dora e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale. -

Ndryshime në polici, emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë
Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 12:23
Edvin Ndreu është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin për qarkun Tiranë.
Ndërsa Silvana Alimadhi është transferuar në DPPSH dhe emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.