Ata që kanë një makinë elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ç mimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë.
“U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat orare në të cilat do të aplikohet çmimi i energjisë aktive në pik janë si më poshtë: • Për periudhën 1 nëntor – 31 mars: Ora 18:00 – 22:00. Për periudhën 1 prill-31 tetor: Ora 19:00 – 23:00”, thuhet në vendimin e ERE.
Më së shumti nga ky vendim preken taksitë, pasi është përhapur përdorimi i mjeteve elektrike, gjë që mund të reflektohet edhe në shtrenjtim të çmimit për transportin e qytetarëve. Aktualisht në vend janë të regjistruara mbi 7 mijë makina elektrike në vend, si dhe janë 4300 te tjera hibride benzinë-elektrike dhe gati 2300 mjete naftë-elektrike.
Author: Kohajone.com
-

Nga 1 nëntori, makinat elektrike do ta paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë elektrike
-

Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik
Në konferencën e organizuar me rastin e 30-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti një fjalim të fortë dhe reflektues mbi rrugëtimin e drejtësisë shqiptare, nga reforma te konsolidimi institucional.Ai theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe ndershmëri me të cilën u ndërtua. Ajo lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, me 140 vota ‘pro’ dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, që u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj.”Kryetari Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën dhe çdo institucion që mban përgjegjësi ndaj qytetarit.“Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur.”
-

Fituesja e BBVA3 shpallet shpifëse me vendim gjykate, gazetari fiton procesin gjyqësor
Showbiz E Martë, 21 Tetor 2025 16:12
Raportohet se Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të ”Shpifjes” nga moderatori i emisionit ”Stop”, Saimir Kodra. Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra.
Egla Ceno gjatë qëndrimit të saj në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku doli fituese, deklaroi se ishte ngacmuar nga Saimir Kodra rreth 20 vite më parë. Sipas saj, ajo kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kishte hasur ngacmim seksual nga moderatori i njohur.Pas daljes nga Bigu, Egla Ceno deklaroi se nuk ishte ngacmuar seksualisht asnjëherë në jetën e saj, madje shtoi se i përçmonte gratë që abuzojnë me pretendime të tilla, duke e quajtur këtë sjellje një formë abuzimi ndaj kauzës së grave të dhunuara.
Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij. Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkoi shpalljen fajtore. Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.
-

Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë
Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me nënën e tij për të mbledhur gështenja në mal.
Ata kanë qenë në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri, kur i riu është larguar dhe ka humbur kontaktet me nënën e tij.Kallëzimi për zhdukjen është bërë këtë të martë në Komisariatin e Policisë së Tropojës nga familjarët e 26-vjeçarit F. T., banues në Bajram Curri.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren — nga toka dhe me dronë — për gjetjen e tij.
-

Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit…
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Media britanike: Shqipëria, vendi i bukur evropian me 21 gradë Celsius në tetor dhe më pak se 3 orë larg Britanisë së Madhe
Nëse po kërkoni një arratisje të ngrohtë vjeshte pa udhëtime të gjata, Shqipëria mund të jetë zgjedhja perfekte, sipas “Express”.
Me fluturime direkte nga Britania e Madhe përmes “Wizz Air”, “Ryanair” dhe “British Airways”, ky vend i nënvlerësuar në Europën Juglindore është nën tre orë larg, por duket si një tjetër botë.Në tetor, mund të prisni ende temperatura ditore deri në 21°C, me rreth gjashtë orë diell dhe 11 orë dritë, sipas faqes së udhëtimeve “Undiscovered Balkans”. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës ftohet dhe turistët kthehen në shtëpi, bregdeti jugor i Shqipërisë mbetet ngrohtë dhe i qetë.
Do të gjeni plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristalta , kështjella antike dhe qytete të bukura pa turma të mëdha ose çmime të fryra.
Riviera Shqiptare është e pakrahasueshme, me plazhe të mrekullueshme si Ksamil, me ujërat e tij të kristaltë dhe rërën e bardhë. Qytete si Dhërmi, Jalë dhe Himarë janë ideale për relaks pranë detit pa turma të mëdha.
Berati dhe Gjirokastra janë dy vende të trashëgimisë botërore UNESCO me arkitekturë unike dhe kështjella madhështore.
Parku Kombëtar i Butrintit është një tjetër vend magjepsës, ku mund të eksploroni rrënoja greke dhe romake të rrethuara nga natyra.
Tirana, kryeqyteti, ka një atmosferë të gjallë me ndërtesa shumëngjyrëshe, jetë nate dhe vende historike si Sheshi Skënderbej dhe muzeumet “Bunk’Art”. Për dashamirësit e natyrës, Bjeshkët e Nemuna në veri ofrojnë mundësi të shkëlqyera për hiking dhe pamje mahnitëse.
Liqeni i Ohrit, i ndarë me Maqedoninë e Veriut, është një nga liqenet më të vjetër të Europës dhe një vend i qetë për relaks. Apollonia është një sit arkeologjik antik që ia vlen ta vizitoni, dhe Qafa e Llogarasë ofron pamje fantastike të Detit Jon, ideale për udhëtime me makinë ose foto.
Mos harroni të provoni ushqimin shqiptar, si byrekun, frutat e detit të freskëta dhe mishrat e pjekur.
Rakia, pije tradicionale, gjithashtu është shumë popullore. Akomodimi në shtëpi pritëse familjare ju jep mundësinë të përjetoni mikpritjen e vërtetë shqiptare.
Saranda është gjithashtu një qytet bregdetar i gjallë me plazhe të bukura, jetë nate të mirë dhe akses të lehtë në ishullin grek të Korfuzit.ata -

Në timon nën efektin a alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rinia”, Pogradec një punonjës policie për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.
Sipas njoftimit të AMP bën me dije se efektivi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit.Ndërkohë që ishte në lëvizje punonjësi i policisë përplasi edhe 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi AMP -

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik
Në konferencën e organizuar me rastin e 30-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti një fjalim të fortë dhe reflektues mbi rrugëtimin e drejtësisë shqiptare, nga reforma te konsolidimi institucional.Ai theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe ndershmëri me të cilën u ndërtua. Ajo lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, me 140 vota ‘pro’ dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, që u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj.”Kryetari Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën dhe çdo institucion që mban përgjegjësi ndaj qytetarit.“Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur.”Sadushi theksoi se drejtësia shqiptare duhet të hyjë në fazën e vetëpërmirësimit dhe të konsolidimit, duke e çliruar veten nga “kompleksi i reformave” dhe duke fituar besimin përmes sjelljes dhe vendimeve të ndershme. “Qytetari nuk kërkon drejtësi të përsosur, por drejtësi që përpiqet çdo ditë të jetë më e drejtë. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me sjellje dhe me vendime që mbrojnë ligjin dhe dinjitetin njerëzor.”Në fjalën e tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë kujtoi rolin historik të Komisionit të Venecias si udhërrëfyes moral dhe intelektual në rrugën e reformave shqiptare. Ai nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një shtyllë themelore e drejtësisë shqiptare, por maturia e sistemit matet me aftësinë për ta kthyer bashkëpunimin në përgjegjësi të brendshme.“Komisioni i Venecias nuk ka qenë thjesht ndihmë teknike, por një udhëzim moral që e bëri drejtësinë shqiptare pjesë të familjes evropiane të ligjit. Drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet nga të tjerët për ne, por ndërtohet bashkë, me përkushtim, guxim dhe besim.”
Në përfundim, Kryetari Sadushi u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë dhe politikës që të mbajnë gjallë frymën e reformës përmes integritetit, guximit dhe përulësisë para ligjit: “Le ta bëjmë drejtësinë pasqyrë të më të mirës që kemi si komb, me integritet që nuk blihet, me dinjitet që nuk përkulet dhe me etikë që nuk komprometohet.”Në vijim fjala e plotë e Sokol Sadushit:
Tridhjetë vjet më parë, Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një akt që nuk ishte thjesht formal, por moral dhe politik, që e përfshiu vendin në hapësirën evropiane të të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit. Që prej asaj kohe, Këshilli i Europës ka qenë busulla e integrimit demokratik të Shqipërisë, duke orientuar shtetin drejt ndarjes së pushteteve, forcimit të institucioneve të pavarura dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Në këtë rrugëtim, një rol të pazëvendësueshëm ka luajtur Komisioni i Venecias, institucioni më i respektuar i së drejtës kushtetuese në kontinent, që për tri dekada ka qenë udhërrëfyes i arsyes dhe i ekuilibrit institucional.Në historinë e bashkëpunimit tonë, një nga momentet më domethënëse ishte heqja e dënimit me vdekje,që në vitin 1999 u kurorëzua me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku pata nderin dhe përgjegjësinë të jem gjyqtari relator. Ai vendim i hapi rrugë ratifikimit të Protokollit nr. 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe përfshiu përfundimisht Shqipërinë në hapësirën juridike evropiane të jetës dhe dinjitetit njerëzor.Në dekadat që pasuan, Komisioni i Venecias ka qëndruar pranë institucioneve shqiptare në çdo reformë të madhe kushtetuese dhe ligjore, nga hartimi i Kushtetutës së vitit 1998deri tereforma në drejtësi e vitit 2016, e cila mbetet një ndër transformimet më të thella, që ka njohur shteti shqiptar. Përmes opinioneve të tij, Komisioni i Venecias ofroi garancinë e përputhjes me standardet evropiane dhe legjitimitetin moral të kësaj reforme.Si pjesë e këtij rrugëtimi, fillimisht si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas si një prej hartuesve të reformës në drejtësi, kam përjetuar nga afërse bashkëpunimi me Komisionin e Venecias nuk ishte vetëm ndihmë teknike, por një udhëzim moral dhe intelektual, që ndihmoi drejtësinë shqiptare të bëhej pjesë e familjes evropiane të ligjit. Kjo trashëgimi e bashkëpunimit dhe e besimit të ndërtuar ndër vite përbën pikënisjen e fazës së re, që po përjeton drejtësia shqiptare.
Të nderuar pjesëmarrësSot, pas tridhjetë vjetësh partneritet dhe mbështetje nga institucionet evropiane, Shqipëria përballet me një provë të re: ta shndërrojë rezultatin e reformës në drejtësi në një proces të qëndrueshëm konsolidimi institucional.Reforma në drejtësi shkëputi lidhjet e varësisë politike që kishin paralizuar gjyqësorin, shkatërroi kulturën e pandëshkueshmërisë dhe vendosi integritetin në qendër të debatit publik dhe institucional. Përmes saj, drejtësia shqiptare fitoi një status të ri moral, duke u perceptuar si shpresë dhe jo si burim i zhgënjimit qytetar.Fryma e kësaj reforme, megjithatë, mbart edhe sfida të mëdha që lidhen me ruajtjen nga deformimet, mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve të reja dhe përgatitjen e një brezi magjistratësh, që duhet ta kuptojnë reformën jo si mekanizëm kontrolli, por si akt përgjegjësie personale. Po aq e rëndësishme është edhe përzgjedhja e magjistratëve dhe e jomagjistratëve në organet e qeverisjes, të cilët duhet të kenë jo vetëm profesionalizëm, por edhe lidership e vizion, sepse vetëm drejtuesit me integritet dhe kulturë shtetërore mund ta mbrojnë dhe ta çojnë përpara frymën e saj fillestare.Reforma në drejtësi fitoi besimin e publikut dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, sepse synoi ndarjen përfundimtare të drejtësisë nga politika dhe forcimin e integritetit institucional të sistemit gjyqësor.Megjithëse u konceptua mirë, përvoja ka treguar se çdo reformë varet nga mënyra e zbatimit dhe nga njerëzit, që e mbajnë gjallë. Pas nëntë vjetësh nga miratimi i saj, sistemi gjyqësor ende përballet me mungesa në trupën gjyqësore, me ngarkesë të lartë çështjesh dhe me vonesa në dhënien e vendimeve. Procesi i rivlerësimit kalimtar (vetingu), pavarësisht vlerës historike për pastrimin moral të sistemit, nuk ka qenë i imunizuar ndaj problemeve. Janë vërejtur vendimmarrje të pabarabarta për çështje të ngjashme, mungesë koherence në interpretim dhe ndikim i perceptimeve publike mbi procesin, çka ka krijuar herë pas here ndjesinë e standardeve të dyfishta. Këto nuk e zbehin vlerën e vettingut, por tregojnë se drejtësia kërkon jo vetëm kontroll, por edhe kulturë përgjegjësie dhe vetërregullimi.Në këtë kuptim, reforma duhet ushqyer çdo ditë me besim dhe guxim institucional. Trashëgimia e saj është baza, mbi të cilën duhet të ngrihet faza e konsolidimit. Nëse procesi i vetingut shënoi pastrimin moral të sistemit, sfida e sotme është ndërtimi i njëkulturetë qëndrueshme përgjegjësie dhe besimi.Në këtë fazë të re, drejtësia shqiptare duhet të tregojë pjekuri dhe vetëbesim, duke ndërtuar forcën e saj mbi përgjegjësinë e brendshme dhe mbi bashkëpunimin e qëndrueshëm me partnerët evropianë.Për ta kthyer këtë vizion në realitet, duhet pranuar se ngritja e institucioneve të reja nuk është fundi i reformës, por vetëm fillimi i saj. Përvoja e viteve të fundit ka treguar se zbatimi i reformës është shoqëruar me vështirësi, që lidhen me plotësimin e trupës së magjistratëve, me mungesë koordinimi ndërmjet institucioneve të reja dhe me kufizime në interpretimin e kompetencave përkatëse. Këto zhvillime dëshmojnë se kultura e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit institucional është ende në proces formimi. Për të përmbushur misionin e reformës, nevojiten profesionistë të pavarur, jo vetëm si kriter emërimi, por si parim që udhëheq veprimet dhe vendimmarrjen; kërkohen drejtues që shohin përtej funksionit administrativ dhe e kuptojnë drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit, jo si status personal.Në thelb, asnjë reformë nuk qëndron vetëm mbi institucione, por mbi njerëzit që i përfaqësojnë ato. Reformat janë të vërteta, vetëm kur ndryshojnë sjelljet dhe standardet e atyre që i zbatojnë. Komisioni i Venecias mund të japë modele, por etika, kurajo dhe përkushtimi nuk importohen. Ato ndërtohen nga brenda, përmes përgjegjësisë dhe shembullit personal. Problemi më i madh i çdo reforme nuk qëndron te formulat apo ligjet, por te integriteti, kurajo dhe dinjiteti i atyre, që mbajnë përgjegjësinë për ta bërë drejtësinë realitet.Është vetë sistemi i drejtësisë ai, që duhet ta dëshmojë i pari këtë përgjegjësi. Ne duhet të jemi të parët që reflektojmë, të parët që përmirësohemi dhe të parët që japim shembullin se si reforma kthehet në kulturë. Qytetari nuk kërkon drejtësi të përsosur, por drejtësi që përpiqet çdo ditë të jetë më e drejtë. Vetëm kështu drejtësia shqiptare do të bindë publikun se reforma ia ka vlejtur. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me sjellje dhe me vendime, që mbrojnë ligjin dhe dinjitetin njerëzor.Ndërkohë që drejtësia përpiqet të fitojë besimin përmes reflektimit dhe vetrregullimit, ajo përballet ende me trysni dhe paragjykime, që vijnë nga jashtë saj, sepse çdo reformë që prek interesa të konsoliduara ndesh rezistencën e tyre. Shpesh sistemi i drejtësisë gjykohet më shumë për vështirësitë, që has sesa për qëllimin që synon; më shumë për vonesat sesa për përpjekjet. Kjo klimë e vazhdueshme mosbesimi dhe keqkuptimi e ka vështirësuar rrugën e reformës, por nuk e ka zhbërë kuptimin e saj. Pavarësisht sfidave dhe pengesave, thelbi i saj mbetet i pandryshuar, sepse reforma nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe integritet, me të cilin u ndërtua.Reforma lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, u miratua me 140 vota “pro” dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, i cili u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj. Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve shqiptare dhe partnerëve evropianë dëshmoi se reforma në drejtësi nuk ishte thjesht një nismë ligjore, por një akt besimi se shteti i së drejtës mund të jetë themeli i integrimit evropian të Shqipërisë. Detyra jonë sot është ta çojmë këtë besim përpara me të njëjtën përgjegjësi, maturi dhe idealizëm, që e frymëzoi në fillim.Kjo reformë duhet parë si projekti më i madh institucional dhe shoqëror i tridhjetë vjetëve të fundit, si përpjekja më e thellë për të ndërtuar besimin midis qytetarit dhe ligjit. Ajo nuk ishte thjesht një reformë ligjore, por një proces që synonte të vendoste drejtësinë në themelin e shtetit, të siguronte integritetin e institucioneve dhe të ndryshonte mënyrën se si qytetari e sheh ligjin dhe si shteti e ushtron pushtetin. Në thelb, ishte akt pjekurie shtetërore, një zgjedhje për të përqafuar standardet evropiane dhe për t’i bërë ato pjesë të ADN-së institucionale të vendit.Ky vizion u ndërtua si përgjigje ndaj një krize të thellë besimi në sistemin gjyqësor. Për shumë qytetarë, drejtësia ishte kthyer në simbol të korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe ndikimeve politike. Në këtë klimë mosbesimi, Komisioni i Venecias ofroi jo vetëm ekspertizë juridike, por edhe besueshmëri morale. Opinione të shumta, përfshirë ato mbi ndryshimet kushtetuese dhe mbi procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve, u bënë busulla e reformës shqiptare. Për ta bërë këtë ndryshim të prekshëm, reforma u konkretizua në procesin më të guximshëm të saj – vettingun.Ai u shndërrua në vulën më të fortë të reformës, përmes së cilës Shqipëria fitoi besueshmëri ndërkombëtare dhe legjitimitet moral përballë shoqërisë shqiptare.Vettingu tregoi se drejtësia mund të pastrohet nga brenda, pa dhunë, pa tronditje, por me përgjegjësi. Në thelb, vettingu ishte proces moral po aq sa institucional. Ai ndryshoi perceptimin e publikut për drejtësinë dhe e bëri gjyqtarin të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tij etike dhe profesionale.
Pas kësaj faze të thellë transformimi, drejtësia shqiptare ka nevojë të kalojë në fazën e saj të konsolidimit.Sot, më shumë se kurrë, duhet të kuptojmë se drejtësia shqiptare duhet të çlirojë veten nga kompleksi i reformave. Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Në këtë kuadër, është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur. Vetëm kur këto dy shtylla ecin paralelisht, reforma merr kuptim dhe vazhdimësi. Ndryshe, rrezikojmë të mbetemi peng të një rrethi të pafund reformash, që e mbajnë sistemin gjyqësor gjithmonë në nisje, por kurrë në mbërritje.Reforma në drejtësi ishte një proces i domosdoshëm dhe historik, por ajo nuk mund të jetë e përjetshme. Ka ardhur koha që drejtësia të hyjë në fazën e saj të vetëzhvillimit, të forcohet përmes institucioneve të saj, të konsolidojë standardet dhe të mbështetet mbi moralin e vet profesional, sepse vetëm një drejtësi që ecën me këmbët e veta mund të jetë e besueshme dhe evropiane.Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë dhe mbetet themel i suksesit tonë në ndërtimin e drejtësisë. Ajo na ka udhëhequr, frymëzuar dhe ndihmuar të ndërtojmë institucione, që qëndrojnë mbi parime të përbashkëta evropiane. Pas tre dekadash bashkëpunimi, është koha të tregojmë se ky vizion i përbashkët ka dhënë frytet e veta: se drejtësia shqiptare është gati të qëndrojë e fortë mbi themelet, që kemi ndërtuar së bashku. Maturia e një sistemi gjyqësor nuk matet me varësinë nga ndihma, por me mënyrën se si e shndërron bashkëpunimin në besim dhe përgjegjësi.Kjo është sfida e sotme dhe, njëkohësisht, vizioni që duhet të na udhëheqë në dekadën e katërt të partneritetit tonë me Këshillin e Europës: një drejtësi që e vlerëson bashkëpunimin ndërkombëtar, por e gjen forcën e qëndrueshmërisë brenda vetes.Ky është kuptimi i rrugëtimit që përmbledh edhe titulli i fjalës time në këtë konferencë – “Nga vettingu te konsolidimi i drejtësisë” – sepse çdo pastrim është vetëm fillimi i ndërtimit të besimit. Çdo reformë, për të qenë e vërtetë, duhet të kthehet në kulturë, në ndërgjegje dhe në mënyrë funksionimi të shtetit.Në këtë kuptim, ky përvjetor nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një pikë reflektimi për rrugën, që kemi bërë bashkë. Tridhjetë vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës, drejtësia shqiptare ndodhet përpara një momenti të ri historik. Në fillim kërkuam ndihmë për të ndërtuar themelet; sot kemi detyrimin t’i forcojmë ato me përvojën dhe përgjegjësinë tonë. Reforma në drejtësi ishte pastrimi ynë moral, ndërsa konsolidimi i drejtësisë duhet të jetë ndërtimi i besimit tonë institucional. Nga vettingu te kultura e përgjegjësisë, nga kontrolli i jashtëm te vetëpërgjegjësia e brendshme – kjo është rruga, që e bën drejtësinë shqiptare të pjekur dhe vërtet evropiane.Ky tranzicion nuk është vetëm institucional, por edhe njerëzor.Në këtë fazë të re, sistemi i drejtësisë ka nevojë për më shumë lidership institucional dhe integritet personal.Vizioni që dikur mbështeti Komisioni i Venecias mund të vazhdojë të frymëzojë drejtësinë shqiptare, ndërsa ajo vetë duhet ta mbajë gjallë këtë vizion përmes përgjegjësisë, integritetit, guximit dhe profesionalizmit të saj.Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias na dhanë mësimin më të vlefshëm: se drejtësia nuk është vetëm normë, por vlerë; nuk është vetëm institucion, por besim. Prandaj, në këtë përvjetor, ndjejmë mirënjohje për partneritetin e tyre të qëndrueshëm dhe për besimin, që kanë treguar në rrugëtimin tonë. Sot është koha të dëshmojmë se ky besim i ndërsjellë ka dhënë frytet e veta: se drejtësia shqiptare qëndron mbi themele të përbashkëta evropiane, me partnerë, me qëndrueshmëri dhe me dinjitet. Drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet nga të tjerët për ne, por ndërtohet bashkë, përmes përkushtimit të atyre që e shërbejnë dhe e besojnë atë. Kjo është prova e pjekurisë sonë evropiane.Mbi të gjitha, kjo është edhe prova e karakterit tonë kombëtar. Le ta bëjmë drejtësinë pasqyrë të më të mirës që kemi si komb, me integritet që nuk blihet, me dinjitet që nuk përkulet dhe me etikë që nuk komprometohet. Vetëm kështu drejtësia shqiptare do të jetë jo më aspiratë, por realitet që ngjall respekt, shpresë dhe besim.

