Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.
KANABIS I ASGJËSUAR
2025: 213,856 bimë dhe fidanë2024: 351,561 bimë dhe fidanë
Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.
QARKU TOTALI BIMË & FIDANË
Shkodër 186,460 bimë & fidanëFier 9,305 bimë & fidanëLezhë 8,123 bimë & fidanëTiranë 3,088 bimë & fidanëDurrës 1,931 bimë & fidanëDibër 1,800 bimë & fidanëVlorë 1,279 bimë & fidanëGjirokastër 736 bimë & fidanëKukës 642 bimë & fidanëElbasan 297 bimë & fidanëBerat 191 bimë & fidanëKorçë 4 bimë & fidanë
Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim. Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.
PËRFSHIRË NË KULTIVIM
2025: 182 persona (141 të arrestuar)2024: 184 persona (128 të arrestuar)
Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë.
ZYRTARË TË HETUAR
2025: 160 zyrtarë2024: 103 zyrtarë