Roboti kinez sulmon një person ( VIDEO)
Gjatë një demonstrimi publik, roboti humanoid H1 i zhvilluar nga kompania kineze Unitree befas filloi të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar, duke habitur të pranishmit dhe duke shkaktuar një ndjenjë pasigurie rreth qëndrueshmërisë së teknologjisë së tij. Me shumë gjasë, roboti po përpiqej të ruante ekuilibrin e tij në kushte jo të zakonshme. Ky model […]
Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci
Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e një shkollimi më të mirë. Ndërsa pret që mbesa të mbarojë mësimin në trotuarin përballë shkollës 9-vjeçare “Pandeli Llambi Cale”, burri shfaq zhgënjim të dukshëm ndaj politikës dhe mendon se fushata […]
Zvicra dënohet nga Gjykata e Strasburgut për dëbimin e padrejtë të një shqiptari
Një shqiptar nga Kosova është kompensuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) pasi u vlerësua se Zvicra e kishte dëbuar atë në mënyrë të padrejtë. Në vendimin e saj, gjykata e Strasburgut e konsideroi dëbimin e tij si shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për respektimin e […]
Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, OSBE: Mirëpresim hapat e ndërmarra për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve
Sot, më 3 maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, një datë që feston parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar lirinë e shtypit në mbarë botën, për të mbrojtur median nga sulmet ndaj pavarësisë së saj dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre. […]
Shkodër/ Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito
Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes (2 Maj) masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Sipas bluve, turisti amerikan ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën. Sandra Saporito humbi jetën në vendin e […]
Sarandë/ Ky është personi që grabiti shitësen dhe dyshohet se tentoi ta përdhunonte (EMRI-FOTO)
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës. Një person, nën kërcënimin e thikës, ka arritur të grabisë nga shitësja e një dyqani konfeksionesh, një sasi prej 60.000 lekë të reja. Veprimet e agresorit nuk kanë mbetur me kaq, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të resë 26-vjecare […]
Shenjat e horoskopit që gjithmonë e kuptojnë kur po i gënjen edhe nëse nuk thonë asgjë
Nuk ka rëndësi sa mirë e luani rolin apo sa të bindshëm jeni me fjalë: disa shenja të horoskopit kanë një intuitë të frikshme. Mund të mos ju përballin menjëherë, por besojeni – e kanë kuptuar që diçka nuk shkon. Ja kush janë 4 shenjat që e nuhasin gënjeshtrën nga një kilometër larg: 1. Akrepi […]
“Kam kaluar një sëmundje të rëndë”, Aulona Musta loton teksa kujton fëmijërinë
Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e saj. Të gjithë kemi një lidhje shumë të fortë me gjyshërit, por ajo raportin e ngushtë me gjyshen e saj të ndjerë, e lidh me një periudhë shumë […]
Kursi i këmbimit për ditën e sotme
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë Euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.8 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 104.2 lekë dhe do të shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik […]
Arusha “surprizon” shoferët, del në Rrugën e Arbrit
Një arushë është filmuar pranë rrugës në zonën e Fushë-Bulqizës, përgjatë Rrugës së Arbrit. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, kafsha është shfaqur pranë zonës së banuar, duke kaluar në afërsi të automjeteve. Shoferët që kalojnë në këtë segment këshillohen të lëvizin me kujdes, veçanërisht gjatë orëve të vona ose herët në mëngjes. “Arusha n’malet […]