Gijotina.com's Profile Image

Gijotina.com

Ky autor ka publikuar 8619 lajme.
user-icon
Konflikti në Vorë, KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit

Konflikti në Vorë, KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit

ne perditesim… Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka lëshuar një vendim lidhur me akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave, një vendim i cili është bërë publike edhe në faqen e internetit të KQZ-së.
Alizoti: Hilet e PS janë të padiskutueshme, por shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët

Alizoti: Hilet e PS janë të padiskutueshme, por shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti, ka ngritur shqetësime të forta mbi procesin zgjedhor, duke akuzuar Partinë Socialiste për parregullsi të shumta. Sipas tij, në zonën e Elbasanit janë përdorur mekanizma të ndryshëm për të ndikuar te votuesit, përfshirë grupe që ushtrojnë presion dhe intimidim. Ai theksoi gjithashtu fenomenin e votimit familjar […]
Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Komisioneri i kësaj qendre ka sqaruar për Syri Tv se personi në fjalë nuk […]
Video – U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

Video – U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

Këtë të diel qytetarët Shqiptarë po u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por nuk kanë munguar incidentet. Disa raste të fotografimit të votës janë raportuar deri më tani. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Librazhd. Një qytetar i cili ka fotografuar votën, është spikatur nga komisionerët. Megjithatë qytetari […]
Elbasan/ Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Elbasan/ Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Procesi zgjedhor në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona. Në qendrën e votimit nr. 2194, që ndodhet në njësinë administrative Tregan, e djathta ka bllokuar përkohësisht votimin. Shkak për këtë është bërë prania e disa personave të paidentifikuar brenda qendrës së votimit, çka ka çuar në thirrjen e forcave të policisë […]
Probleme dhe në Tiranë/ Bllokohet votimi në qendrën e votimit në Yzberisht – Video

Probleme dhe në Tiranë/ Bllokohet votimi në qendrën e votimit në Yzberisht – Video

Pas disa rasteve në rrethe, probleme me procesin e votimit është shënuar edhe në Tiranë. Në një qendër votimi në Yzberisht, procesi i votimit është bllokuar. Një nga vëzhguesit ka sqaruar për mediat se votimit është bllokuar nga komisionerë të PD, të cilët pretendojnë për parregullsi. VIDEO – KLIKO
Sherr brenda partisë! Kandidati socialist godet komisionerin e PS në Maqellarë të Dibrës

Sherr brenda partisë! Kandidati socialist godet komisionerin e PS në Maqellarë të Dibrës

Një incident është shënuar rreth orës 13:00 në qendrën e votimit në Maqellarë të Dibrës. Raportohet se një kandidat i PS ka goditur komisionerin e të njëjtës forcë politike. Nuk dihet ende detaje të tjera nga konfrontimi fizik mes socialistëve.
Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale. Njoftimi Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, […]
Kukës, materialet zgjegjore transportohen me mushka në qendrat e votimit

Kukës, materialet zgjegjore transportohen me mushka në qendrat e votimit

Këtë të diel qytetarët në të gjithë Shqipërinë po u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme. E ndërsa në disa zona testohet votimi digjital, apo ai me postë për diasporën, në Zapod të Kukësit, materialet zgjedhore dërgohen […]
Me vello në kokë, nusja nga Elbasani voton në ditën e saj të dasmës

Me vello në kokë, nusja nga Elbasani voton në ditën e saj të dasmës

Një vajzë e veshur me fustan të bardhë, në ditën e saj të martesës, ka vendosur të ushtrojë të drejtën e votës përpara se të shkonte drejt altarit. Ky moment ka tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjet e qytetarëve të pranishëm në qendër, duke sjellë një çast simbolik që ndërthur detyrën qytetare me një nga ditët më të […]