Maliq/ Dy fëmijë të mitur largohen nga shtëpia, prindërit kallëzojnë në polici
Në Komisariatin e Policisë Maliq kanë shkuar dy prindër dhe kanë kallëzuar humbjen e fëmijëve të tyre. Personat Ll. Q., 43 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në fshatrat Zvirinë dhe Leminot kanë kallzuar më datë 26.06.2025 se fëmijët e tyre të mitur, një vajzë dhe një djalë, janë larguar nga banesa. Policia njofton se po punon intensivisht […]
Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin, plagoset 64-vjeçarja
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë. 64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. “Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases […]
Tiranë/ Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte dy persona A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i një 38-vjeçareje me aftësi të kufizuara, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga të arrestuarit. Sipas kallëzuesit, motra e tij, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur, […]
U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier
Dy persona janë arrestuar në Libofshë të Fierit pasi janë kapur gjatë natës në parcelat që kishin kultivuar me drogë në fshatin Rreth. Në pranga kanë rënë 50-vjeçari Adrian Shkrela dhe 28-vjeçari Jorgos Bena. Policia asgjësoi 284 bimët narkotike. “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te […]
Erion Veliaj ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok
Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën u […]
Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat
Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, pamjet që na vijnë nga Lumi i Vjosës tregojnë një skandal, ku një përrua me naftë bruto derdhet […]
Refuzoi Starmer, palamentari britanik sulmon Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu!
Nigel Farage, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “të marrë të gjithë kriminelët shqiptarë mbrapsht”, pasi udhëheqësi socialist kritikoi Britaninë e Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian. Farage iu përgjigj komenteve të Ramës në GB News duke pretenduar se “një […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e […]
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj
Zyrtari Zambak Gjonaj, i cili ndodhet në paraburgim pasi dyshohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike të SPAK, do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për lirimin e tij. Seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të premte, ku Gjonaj kërkoi zëvendësimin e paraburgimit […]
Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Bëhet e ditur se një 45-vjeçar me iniciale F. G., i cili është arrestuar nga policia, është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur me thikë për motive të dobëta. 38-vjeçari i plagosur […]