Gijotina.com's Profile Image

Gijotina.com

Ky autor ka publikuar 8708 lajme.
user-icon
Për çfarë mbajmë rekorde në Europë? Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë

Për çfarë mbajmë rekorde në Europë? Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë

Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre — por për të fituar trofeun e artë të vendeve që […]
Taksia përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

Taksia përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me  barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë. Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi” […]
Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera Bozha. Pandeli Bozha, babai i Limonera Bozhës i dha para për t’i blerë votën Vladimir Lushkajt, ku Bozha i futi lekë në xhep Lushkajt dhe i tha se duhet të votonte për vajzën […]
Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

Gazetari Osman Stafa ngre alarmin për situatën kritike në Spitalin Onkologjik, ku prishja e Akseleratorit Linear 2 po ndalon trajtimin e pacientëve me kancer. Stafa  denoncon mungesën e një plani emergjent dhe indiferenicën e institucioneve për një problem që kërcënon jetën e mijëra njerëzve. Sipas tij, situata është përkeqësuar nga fakti se Shqipëria disponon vetëm […]
Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

Taulant Malaj, shtetasi shqiptar që tronditi Italinë me krimin e dyfishtë në maj 2023, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Foggias. Malaj, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen me dashje të vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe të fqinjit italian, Massimo De Santis, të cilin dyshonte se kishte një lidhje […]
Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

Flamur Gega, 29 vjeç, është arrestuar në Londër pas një urdhër-ndalimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai akuzohet se ka kërcënuar një vajzë me publikimin e fotove dhe pamjeve intime, në mënyrë që ta frikësonte dhe intimidohej. Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2020, dhe që atëherë autoritetet shqiptare […]
Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të do të përfaqësojë shtetin shqiptar si aksionere tek resorti i dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit. Bëhet fjalë për shoqërinë aksionare “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është themeluar më 9 Qershor dhe është regjistruar një ditë […]
Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori

Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori

Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike. Kompanitë e përmendura dhe “riciklimi” i administratorëve Një nga rastet […]
Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9. Pasi një dosje […]
Shkodër/ U konfliktua me 3 persona dhe qëlloi me armë mjetin e tyre, në pranga 33-vjeçari

Shkodër/ U konfliktua me 3 persona dhe qëlloi me armë mjetin e tyre, në pranga 33-vjeçari

Policia e Shkodrës është njoftuar ditën e sotme lidhur më një konflikt të ndodhur midis disa shtetasve në fshatin Theth. Sipas informacioneve policore,dje pasdite shtetasi me iniciale A. Rr., 33 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin N. H. dhe pasagjerë shtetasit P. H. dhe D. Rr. Më […]