Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit/ SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal – Mes tyre vëllai i deputetit socialist
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal. Ky grup dyshohet për vepra të rënda, përfshirë atentatin e dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës pesë vite më […]
Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e SPAK-ut në lidhje me një skemë të dyshuar pastrimi parash, ku përfshihet Ajola Xoxa. Sipas skemës së zbërthyer nga SPAK, Xoxa i jepte blerësve para cash në mënyrë të fshehtë, të cilat më pas i riktheheshin në formë të ligjshme përmes transfertave bankare, duke krijuar kështu iluzionin […]
Neni “Inkuizitor” i Kodit Penal: Dënime me burg për “tallje” me politikanët
Një ndër pikat më të kontestuara në draft-Kodin e ri Penal është Neni 236, i cili parashikon dënime deri në katër vjet burg për “përdhosjen e Republikës dhe simboleve të saj”. Ky nen, ndryshe nga Kodi Penal aktual, zgjeron ndjeshëm listën e atyre që mbrohen ligjërisht, duke përfshirë Presidentin, Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Gjykatën Kushtetuese, […]
Peshkatari mbytet në lumin Mat (EMRI)
Polumbarët e forcave speciale RENEA, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe nxjerrë në sipërfaqe trupin e pajetë të 68-vjeçarit Dedë Qoku, i cili u mbyt ditën e sotme në lumin Mat Lajmi është konfirmuar nga Policia e Lezhës. Peshkatari dyshohet se ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat […]
BE vendos nën kontroll inteligjencën artificiale, rregullat e reja nga 2 gushti
Një qasje e re e Bashkimit Evropian ndaj teknologjisë së avancuar fillon më datë 2 gusht, kur hyjnë në fuqi një grup dispozitash kyçe nga Akti i Inteligjencës Artificiale. Masat e para lidhen me mbikëqyrjen kombëtare, penalitetet dhe rregullimin e modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale për qëllime të përgjithshme. Shtetet anëtare të BE-së janë […]
Vrasja në Vlorë, 42-vjeçari i arrestuar siguroi armën dhe ndihmoi autorin të arratisej në Greqi
Kleanth Bylyku (alias Armando Gega), 42 vjeç, u arrestua këtë të premte në Vlorë, si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e ndodhur më 27 prill, ku viktimë mbeti Renato Hoxha. Sipas burimeve nga policia , Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në ekzekutimin e 58-vjeçarit, i cili punonte si rojë në një objekt në […]
Gazetarët kundër Kodit të ri Penal, Rama: Rrini të qetë…
Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë pas publikimit të draftit, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një postim shterues në platformën ‘X’. Rama shprehet se qeveria nuk ka qenë pjesëmarrëse në hartimin e draftit, por është një […]
Kodi Penal, as Bashkimi Europian nuk ishte pjesë e hartimit: Duhet konsultim gjithëpërfshirës
Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar ndaj draft-Kodi të ri Penal, duke njoftuar se BE nuk ka pasur asnjë përfaqësues pjesë të grupit të ekspertëve të ngarkuar nga qeveria për hartimin e tij. Ndonëse BE thekson se është i nevojshëm ndryshimi i dispozitave për t’u përafruar me standardet evropiane, theksohet rëndësia e një […]
Gjykata e BE rrëzon planin e qeverisë italiane për qendrat e emigrantëve në Shqipëri – Detajet
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka shpallur një vendim të rëndësishëm që sfidon qeverinë italiane për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Në përfundimet e saj, Gjykata thekson se një shtet anëtar mund të shpallë një vend të tretë si “të sigurt” për emigrantët, por kjo duhet të jetë e hapur për kontroll […]
SPAK mbyll hetimet për Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat
Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Meta, i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku […]