Berisha akuzon: Në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizata terroriste ishte edhe Rama!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë qenë i pranishëm në takimin famëzi të Arubas, i zhvilluar më 19 janar 2019, ku morën pjesë zyrtarë të lartë shqiptarë dhe grupe të fuqishme të narkos-it shqiptar dhe ndërkombëtar, të shpallura më vonë si organizata narko-terroriste. Ai shtoi se […]
Sëmuret avokati, shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën
Seanca e parë paraprake e parashikuar për këtë të enjte në GJKKO, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore. Në sallë u paraqit e bashkëpandehura Monika Kryemadhi ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 9 tetor. Kjo dosje, që […]
Këlliçi: Veliaj është një kapitull i mbyllur, tani beteja e radhës do të jetë Rama dhe Balluku
Pas gati 2 orësh seancë në GJKKO, lidhur me dosjen korruptive të Bashkisë së Tiranës ‘5D’, deputeti demokrat, Bleind Këlliçi tha pas përfundimit të seancës se ishte thirrur në cilësinëe dëshmitarit dhe kallëzuesit për këtë aferë. Në deklaratën për media jashtë dyerve të Gjykatës, Këlliçi u shpreh se gjatë seancës është pyetur nga avokatët e […]
“Dosja Meta”, Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët
Seanca paraprake ndaj Ilir Metës u shty për në datën 9 Tetor, për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila po gjykohet bashkë me Metën dhe tre persona të tjerë, deklaroi se SPAK ka ushtruar presion mbi dëshmitarët. “Seanca u shty me 9 tetor në […]
U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi
Ish deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 900 mijë lekë gjobë, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe as mundësi ta paguajë këtë shumë. Avokati i Xhafës u shpreh para Apelit të Posaçëm se, në pamundësinë financiare që gjendet klienti i tij, gjykata duhet […]
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Një gjurmë gishtash e lënë në vendin e ngjarjes u lejoi karabinierëve të Kompanisë Borgo San Lorenzo të shkatërronin një rrjet të gjerë ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zgjati nga viti 2020 deri në vitin 2023, çoi në lëshimin e 12 urdhrave […]
Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses
Gjykata e Lartë njofton se mbledhja e posaçme e trupës gjyqësore për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet më 30 Shtator, në orën 09:00, në ambientet e institucionit. Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa. Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me […]
Dështon ndërtimi i stadiumit “Niko Dovana”, asnjë firmë nuk shfaqi interes: Skemë për të shtuar kullat?
Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar ndërtimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ku privati do ndërtonte impiantin sportiv dhe në këmbim do të merrte pronësinë e kullave në projekt. Shkak është bërë se asnjë nga firmat nuk paraqiti një ofertë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se e gjitha ka një prapaskenë. Në fakt, […]
Drejtori i Institutit për Bashkitë: 1/3 e kryebashkiakëve kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali deklaroi sot se sipas raportit të një viti më parë, rezulton se 1/3 e kryebashkiakëve të zgjedhur në vend kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin. Në një intervistë, Haxhimali u shpreh se pushteti vendor ka nevojë për stabilitet dhe jo për ndryshime të vazhdueshme. Lidhur me deklaratën […]
Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës
Në fund Shqipëria është një ishull i madh i lumturisë. Miliarderët atje bëjnë resorte, ata që kanë para investojnë, turistët kalojnë pushimet, shtetet dërgojnë migrantët, narkotrafikantët pastrojnë para dhe festojnë ndërmarrjet e reja. Dhe është pikërisht në një ishull që unë dua ta mbyll këtë libër. Jemi në Antilet Holandeze, ku në janar të vitit […]