Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua
Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja. Këtë “mësim” duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës. […]
Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor dhe është marrë i pandehur. Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij. Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët […]
Goditet grupi që trafikonte vajza për prostitucion nga Amerika Latine në Shqipëri, 19 masa sigurie
Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine e Azia Qendrore dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, ku u lëshuan 19 masa sigurie, 9 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi. […]
Identifikohet shqiptari që u vra dhe u var në mes të Brukselit
Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, i cili më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel. Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan […]
Tender 6 mln euro/ Kryeministri i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni
Kryeministri Edi Rama, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantieri i stadiumit të ri të Kamzës, duke marrë autorësinë e një investimi që po kryhet formalisht nga Bashkia e drejtuar nga Rakip Suli. Në të njëjtën vijë logjike, kreu i qeverisë rezulton të jetë edhe Autori e ideatori i […]
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë kryqëzimit të fshatit Kashtëbardhë. Sipas gazetarit të SYRI TV, dy automjete, një tip ‘Audi’ dhe një ‘Skoda’, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur barrierat anësore të rrugës. Sipas burimeve paraprake, në automjetin tip ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh, […]
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës thirret në SPAK
Kryebashkiaku i Vau të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të premte në SPAK. Kujtojmë se pak muaj më parë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë. Vepra […]
I akuzuar për 5 vepra penale, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë, Altin Hajri dhe Ahmet Masha. Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale, më konkretisht: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më […]
Kokainë dhe identitete false, goditet banda shqiptare në Angli (Emrat)
Katër shqiptarë janë dënuar me rreth 25 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton. Banda e përbërë nga Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela. u godit pas një hetimi 9-mujor të policisë britanike, që çoi në sekuestrimin […]
Borë e ngrica në Steblevë të Librazhdit/ Disa fshatra pa energji, rruga drejt Peshkopisë e kalueshme vetëm me zinxhirë
Reshjet e dëborës me intensitet në zonën e Steblevës së Librazhdit kanë vijuar gjatë gjithë natës. Sot në mëngjes, trashësia e dëborës ka kaluar 10 cm, ndërsa temperaturat janë regjistruar deri në -2°C. Aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore për shkak të pranisë së ngricave. Disa fshatra të njësisë […]