Firma Gjoka “harroi” sistemin e mbrojtjes nga zjarri në tunelin e Skarficës, tender i ri 800 mijë euro
Skandalet e punëve publike s’kanë fund në Shqipëri, ku veprat ndërtohen, riparohen pas përurimit apo ribëhen nga e para. I tillë është edhe ndërtimi i tunelit të Skarficës, pjesë e rrugës së re Kardhiq–Delvinë, një rrugë e nisur vite më parë dhe e përuruar në vitin 2022, pas një kalvari të gjatë tenderësh dhe ankimimesh. […]
Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe i ka kaluar SPAK-ut dosjen e kompanisë Bankers Petroleum, ku hetimet e deritanishme kanë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëme. Nga hetimet janë firmosur 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest me burg, për drejtues e ish-drejtues të […]
Paraja përmbys edhe dosjet penale! “Albascan” fiton tenderin e 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!
Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime të mëdha se procedura ka qenë e paracaktuar. Firma që duhet të ishte nën hetim për laboratorët në shkolla apo edhe për thyerjen e siurisë në burgun e Peqinit, ku u futën armë dhe një […]
I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro
Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për […]
Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve. Oborri i shkollës mbushet […]
Goditën policin, arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit
Dy djemtë e Valbona Selimllarit, Deni dhe Kejni Selimllari, janë arrestuar mëngjesin e së shtunës pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës. 21-vjeçari dhe 18-vjeçari, kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së […]
SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen ndaj grupit të Laert Haxhiut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj një grupi të strukturar kriminal, i përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje […]
Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK
Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, e cila pothuajse i ka dhënë fund pas dy dekadash sundimit të oganizatës kriminale-mafioze Çapja. “Truri financiar” i organizatës është konsideruar 52-vjeçari Bujar allias Marsel Shega, i cili u arrestua në Itali. I akuzuar nga SPAK për trafik droge dhe pastrim parash në kuadër […]
Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga pallati. Nëna: E tallnin fëmijët e lagjes
Një vajzë 14 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, pasi pak minuta më parë është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Sipas raportimeve paraprake, ajo bullizohej dhe dhunohej nga fëmijët e tjerë të lagjes nr.14. Nëna e saj është shprehur për mediat se kjo është një ngjarje e […]
I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit
Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”. Rreth një vit […]