Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi
Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të kufizojë numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA në vetëm 7,500, duke dhënë përparësi afrikanojugorëve të bardhë. Kjo është një ulje drastike krahasuar me shifrën 125,000 që ishte vendosur më parë nga ish-Presidenti Joe Biden. Në dokumentin zyrtar nuk jepet një arsye e detajuar për […]
Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon
Një grabitje e armatosur ka tronditur Lyonin, në jug të Francës, ku një grup personash të maskuar si oficerë policie sulmuan punishten e ariut “Pourquery”, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara. Sipas dëshmitarëve, grabitësit, të armatosur me arme automatike dhe eksplozivë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda, duke përdorur edhe […]
Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës
Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova. Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim […]
Parkime problematike në Fier, denoncojnë qytetarët policia nis pastrimi i lagjeve
Në vijim të denoncimeve të banorëve të kompleksit “Mërtiri Tragjas”, Policia e Fierit ka nisur procedime penale dhe ka bllokuar automjete që parkojnë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Konferenca e Pezës”. Pas verifikimeve në terren, strukturat e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit konstatuan shkelje të përsëritura nga drejtuesit e mjeteve, të cilët pengonin […]
Mos iu përgjigj mesazheve të punës pas orarit – po dëmton veten!
T’u përgjigjesh mesazheve të punës jashtë orarit, qoftë në mbrëmje, fundjavë apo gjatë festave, është bërë një praktikë e zakonshme për shumë punonjës. Por sipas hulumtimeve të fundit, kjo sjellje po rrezikon seriozisht shëndetin mendor dhe fizik. Studiuesit theksojnë rëndësinë e asaj që quhet “shkëputje psikologjike nga puna”, një proces thelbësor që ndodh kur një […]
Siria njohu Kosovën si shtet të pavarur, “zemërohet” Vuçiç: Ishte e pritshme, atje marrin urdhra
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte “i pritshëm”. “Tani është e qartë se sa e rëndësishme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit […]
Lëvizje në komisariatet e Tiranës, emërohen shefat e rinj
Policia e Tiranës ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve të kryeqytetit. Besmir Qibini është emëruar shef i Komisariatit nr. 3, ndërsa Bes Dervishi merr drejtimin e Komisariatit nr. 5. Këto ndryshime bëhen me qëllim forcimin e strukturave të punës dhe rritjen e efektivitetit në shërbimin ndaj qytetarëve. Policia e Tiranës apelon për bashkëpunim […]
Lulzim Basha del pas më shumë se 1 ore nga SPAK, ja çfarë deklaroi për mediat (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot nga ambientet e SPAK-ut, ku qëndroi për rreth një orë. Pas daljes, Basha u ndal shkurtimisht përpara gazetarëve, duke refuzuar të japë detaje mbi çështjen për të cilën ishte thirrur. “Duhet të ruaj sekretin hetimor. Një herë tjetër do të kem konferencë për shtyp,” – u […]
KZGJ vendos: Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor (KZGJ) vendosi sot që Gjergj Nika të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, për Bashkinë Vlorë. Çështja u shqyrtua nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi (relator), Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza. Në përfundim të mbledhjes, KZGJ vendosi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të […]
Aksident tragjik në Korçë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, afër fshatit Dishnicë, pranë një karburanti. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, ku drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivë të Policisë Rrugore dhe një ekip i shërbimit mjekësor urgjent. Hetimet […]