Ausilio rikthehet të flasë: E lashë interin më të fortë se kurrë, Marottën nuk e kam takuar më

Ausilio rikthehet të flasë: E lashë interin më të fortë se kurrë, Marottën nuk e kam takuar më

11 Nëntor 2026 7:59 Alfred Lleshi Piero Ausilio, ish-drejtori sportiv i Interit, foli në “Social Football Summit” në Torino për largimin nga klubi zikaltër pas shumë vitesh dhe të ardhmen e tij: “Jam shumë mirë. Ishte një periudhë e rëndësishme, e gjatë dhe e veçantë, por edhe historitë e bukura kanë një fund. Mendoj se ishte momenti i duhur. Gjithmonë e kam imagjinuar largimin pas një fitoreje të madhe, një titulli kampion dhe një Kupe Italie. Interi i sotëm fitues kaloi edhe përmes momenteve të vështira që përjetuam”. Për marrëdhënien me drejtuesit shtoi: “Me Marottën nuk kam pasur më rastin të flas, ndoshta është shumë i zënë. Me Dario Baccin flas dhe takohem rregullisht. Marrëdhëniet nuk zhduken papritur”. Ausilio zbuloi edhe se Cesc Fabregas ishte...