Atmosferë kuqezi në Helsinki, tifozët shqiptarë pushtojnë stadiumin olimpik
Atmosferë kuqezi në Helsinki, pak para sfidës mes Finlandës dhe Shqipërisë. Qindra tifozë shqiptarë kanë mbërritur në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit finlandez për të mbështetur nga afër Kombëtaren shqiptare. Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe distancës së madhe, tifozët kuqezi nuk kanë munguar në tribuna. Flamujt shqiptarë, fanellat e Kombëtares dhe simbolet kuqezi kanë krijuar atmosferën karakteristike që shoqëron ndeshjet e Shqipërisë. Rreth 2 mijë bileta janë rezervuar për tifozët shqiptarë, ndërsa një pjesë e tyre kanë udhëtuar drejt Helsinkit posaçërisht për këtë ndeshje. Mbështetja nga tribunat pritet të vijojë gjatë gjithë takimit, me tifozët kuqezi që synojnë t’i japin Kombëtares sa më shumë mbështetje në këtë transfertë.
Burimi:
ntv.al