Athina nuk tërhiqet, Mitsotakis ngre zërin: Nuk pranojmë kërcënime apo këshilla nga askush
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zgjedhur ishullin që prej vitesh ndodhet në qendër të tensioneve greko-turke për të vendosur qartë vijat e kuqe të Athinës. Greqia, tha Mitsotakis, nuk kërkon konflikt me asnjë vend dhe mbetet e gatshme për dialog me Turqinë. Por dialogu, sipas tij, nuk mund të nënkuptojë heqje dorë nga të drejtat sovrane. “Nuk kërcënojmë askënd, por nuk pranojmë kërcënime apo udhëzime nga askush”, deklaroi kryeministri grek. Deklarata u bë gjatë ceremonive për përvjetorin e çlirimit të Kastelorizos, një prej pikave më simbolike të rivalitetit mes Athinës dhe Ankarasë. Mesazhi i Mitsotakis vjen në një kohë kur Greqia dhe Turqia po përpiqen të mbajnë nën kontroll tensionet dhe të shmangin një përshkallëzim të ri. Athina thotë se kanalet e komunikimit me Ankaranë...
Burimi:
ntv.al