Atentati në Sarandë, policia dhe RENEA kontrolle në disa banesa në Kamëz, pyeten dhe 20 persona! Ja pista e dyshuar

Atentati në Sarandë, policia dhe RENEA kontrolle në disa banesa në Kamëz, pyeten dhe 20 persona! Ja pista e dyshuar

Policia e Tiranës, Vlorës dhe Forcat RENEA prej orëve të para të mëngjesit kanë ushtruar të paktën në disa banesa kontrolle në zonën e Kamzës. Janë kontrolluar banesa e Ervis Lamit dhe njerëzve të tij familjarë në lidhje me ekzekutimin mafioz në Sarandë. Konflikti me Ervis Lamin, mbetet një nga pistat kryesore të hetimit nga ana e autoriteteve, për shkak të përplasjeve që ka pasur më herët viktima 44-vjeçar Artan Myrtaj. Ndërsa në Sarandë janë bërë mbi 20 kontrolle nga policia e Vlorës, informon “Vizion Plus”. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona, mes tyre dëshmitarë të ngjarjes, kalimtarë që ndodheshin në zonë në momentin e krimit, si dhe familjarë të viktimës. Deri tani, dëshmitë e tyre nuk kanë...