Atentati në Athinë/ 25 plumba në kafene, zbardhet biseda e fundit e Denis Lulit me kamarierin

Atentati në Athinë/ 25 plumba në kafene, zbardhet biseda e fundit e Denis Lulit me kamarierin

Autoritetet greke dyshojnë se sulmi me armë në një kafene në Agios Panteleimonas, ku mbeti i plagosur një fëmijë 10-vjeçar, mund të jetë i lidhur me përplasjen mes grupeve kriminale. Sipas të dhënave të fundit të hetimit, katër persona kanë mbërritur në lokal me një automjet të vjedhur disa ditë më parë në zonën e Vrilissias. Ata kanë qëlluar rreth 25 herë me kallashnikov dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Automjeti i përdorur për arratisjen u gjet i djegur në Aspropyrgos, ndërsa brenda tij u sekuestrua edhe arma e zjarrit. Nga të shtënat u plagos në këmbë një vajzë 10-vjeçare, e cila është vajza e partneres së pronarit të lokalit, 30-vjeçarit shqiptar Denis Luli. Fëmija u transportua në spital nga nëna e saj. Hetuesit...