Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Të shtëna armësh tronditën lagjen Kolonos të Athinës mbrëmjen e kësaj të premteje. “Protothema” shkruan se i plagosur ka mbetur një 36-vjeçar me origjinë shqiptare. Ai u gjet i plagosur brenda makinës së tij. Sipas informacioneve që japin të njëjtat burime, shqiptari është gjallë dhe ka një plagë në bark, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35 kur banorë të zonës njotuan policinë. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja. Policia tha se ka ndaluar dy persona të lidhur me ngjarjen. Ata po merren në pyetje nga policia, por nuk jepen më shumë detaje. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten të paqarta për momentin, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve.
Burimi:
argjiroja.net