Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Deklarata buron nga koordinimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Kjo deklaratë u miratua me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deklaratën e ka prezantuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, që tha se parlamenti kundërshton aktgjykimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. “Duke e kujtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryt i një përpjekjeje të gjatë për dinjitet njerëzor, barazi dhe të drejtën e një populli për të vendosur vetë për të ardhmen e tij, duke rikujtuar se lufta e popullit për liri dhe pavarësi përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi...
Burimi:
javanews.al