“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka prezantuar nga Korça politikat e reja për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve. Ajo bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2027 parashikohen 50 milionë euro për rishikimin e Bonusit të Bebes, të cilat do të përkthehen në përfitime mujore për fëmijët deri në 5 vjeç, në familjet me të ardhura të ulëta, duke nisur nga 1 korriku 2027. Spahiu njoftoi gjithashtu se 1.4 miliardë lekë do të financojnë 28 institucione të përkujdesit shoqëror, ndërsa 480 milionë lekë do të alokohen për Fondin Social, në mbështetje të bashkive për zgjerimin e shërbimeve sociale. Ministrja theksoi se, përmes ligjit të ri për kujdesin alternativ dhe Planit të Garancisë për Fëmijët 2026-2030, synohet kalimi nga kujdesi institucional drejt shërbimeve...