Askush tjetër si kjo Barcelonë, “makineria” e Hansi Flick vendos rekordin historik

Askush tjetër si kjo Barcelonë, “makineria” e Hansi Flick vendos rekordin historik

Tashmë mbarojnë cilësorët për ta përshkruar këtë Barcelonë, por që prej mbrëmjes së kaluar mund t’i shtohet edhe një: historike. Skuadra e Hansi Flick ka regjistruar nisjen më të mirë të sezonit në historinë e klubit në garat zyrtare: 7 fitore në 7 ndeshje mes La Liga-s dhe Champions League. E paprecedentë. “Viktima e radhës” ishte Racing Santander, që zbriti në “Spotify Camp Nou” me një formacion alternativ, duke pësuar 7 gola. Pas më pak se 8 minutash, Barça ishte në avantazh. Joao Cancelo shfrytëzoi mundësinë dhe realizoi dy herë, megjithëse La Liga ia akordoi golin e dytë Villalibres si autogol pas devijimit. Raphinha vazhdon startin fantastik: 11 gola dhe 3 asistime, pas një “hat-trick”, dy prej golave nga pika e bardhë. Lamine Yamal humbi një penallti,...