Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!
Mund të kishte qenë ndeshja e tij. Jasir Asani ishte sërish si një “shah” i futbollit iranian, duke shkëlqyer me aksionet e tij, dhe me një gol të shënuar, ndonëse fitorja nuk u arrit. Ylli 31-vjeçar shqiptar, i cili pret të kthehet në kombëtare pasi është lënë jashtë këto kohë, bëri thuajse gjithçka në ndeshjen e ligës së Gjirit Persik, mes rivalit vendas Çadormalu, dhe skuadrës së tij, Esteglal, që përfundoi 1-1. Shënoi gol, edhe pak me fat me devijim, në minutën e 30-të. Asistoi një rrjetë tjetër, e cila për fat të keq u anulua për pozicion jashtë loje. Iu afrua golit të dytë personal, ose të paktën një asisti, por një gabim personal e pengoi ta përfundonte aksionin ashtu siç duhet. Shqiptari me...
Burimi:
javanews.al