As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane
Harry Kane ka fituar çmimin më të madh individual në futboll. Sulmuesi 33-vjeçar i Anglisë dhe Bayern Munchen është Topi i Artë për vitin 2026. Kylian Mbappe i Realit dhe Lamine Yamal i Barcelonës plotësuan podiumin e Topit të Artë. Ndërkohë, Lamine Yamal i Barcelonës u shpall për herë të tretë radhazi Talenti më i Mirë i vitit. Çmimin e Portierit më të Mirë e mori gardiani i Spanjës dhe Athletic Bilbaos, Unai Simon. Sa i përket Trajnerit më të Mirë, çmimi shkoi për trajnerin e Spanjës, Luis De La Fuente.
Burimi:
javanews.al